Reshjet intensive në fundjavë, IGJEUM paralajmëron: Mund të ketë vërshime të shpejta të këtyre lumenjve

Jan 20, 2021 | 12:31
SHPËRNDAJE

permbytjet-1-dhjetor-4

Reshjet që pritet të jenë intensive kryesisht në fundjave pritet të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël.

“Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë dt. 23-26 Janar 2021 priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa.

Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël. Lumenjtë e tjerë do kenë rritje të prurjeve por nuk parashikohet rrezik nga përmbytjet”.

RESHJET

Sot pasdite (e mërkurë, dt. 20) dhe nesër (e enjte, dt. 21) priten reshje mesatare në qarkun Shkodër, reshje të dobëta por lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në veri të vendit, sot dhe nesër reshjet priten të jenë në formë dëbore në lartësitë 300 mbi nivelin e detit.

TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt. 21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 6 / 14 °C
në vendet e ulëta: 5 / 15 °C
në vendet malore: -1 / 7 °C

ERA
Sot pasdite (e mërkurë, dt. 20) dhe nesër (e enjte, dt. 21) era pritet të fryjë e lehtë.

140309714_1918644938289343_2142864274541683601_o 140488133_1918645104955993_713373890221296808_o 140187674_1918645178289319_2132621963755792733_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura