Reshjet e shiut dëmtojnë Teatrin “Skampa”, shihni si është shembur pjesa ku mbahet gardëroba e aktorëve

Jan 12, 2021 | 17:08
SHPËRNDAJE

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë Elbasanin duket se kanë dëmtuar ndërtesën e Teatrit “Skampa”.

Siç shihet nga këto pamje të siguruara nga korrespondenti i “Panoramës” në rrugë është vendosur një shirit sigurie. 

Mësohet se është dëmtuar pjesa ku mbahet gardëroba e aktorëve, ku reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar shembje në godinë.

Kujtojmë që Teatri “Skampa” ndodhet në zemër të qytetit të Elbasanit dhe është ndërtuar në vitin 1935 me financim të Xhavit Bej Biçakçiut, si dhuratë për qytetin.

Ndërtesa u realizua nga arkitekti Halit Narazeni dhe ka qenë një ndër objektet më të rëndësishme të jetës kulturore të Elbasanit edhe dekadat e fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura