Reportazhi në BBC: Ja pse shqiptarët varin ‘kukulla pellushi’

Aug 2, 2015 | 11:06
SHPËRNDAJE

Zakoni shqiptar i varjes së kafshëve prej pellushi në ndërtesa, banesa apo biznese është shkaku i një reportazhi të publikuar nga BBC-ja. Në shkrimin e saj gazetarja Elizabeth Gowing, pasi ka vëzhguar fenomenin ka marrë edhe opinione të banorëve kryesisht në zonat periferike të Tiranës.

Reportazhi ne BBC
Reportazhi ne BBC

“Por përse i varin shqiptarët? “Ka lidhje me fenë?”- pyet gazetarja. E më pas përgjigjet. “Por përgjigja që vjen nga myslimanë apo katolikë është e njëjtë: feja nuk është e rëndësishme”. 

pellush5
Duke iu referuar deklaratave të vetë banorëve ajo shkuruan se “Pronarët e shtëpive e pranojnë: është diçka më serioze- majmunët i mbrojnë nga syri i keq”. 

pellush3
Gazetarja pranon se dikush i ka thene se “syri i keq mund të çajë një gur në dysh, aq i fuqishëm është”.

pellush1
Për këtë ajo citon një punëtor që prej vitesh kishte punuar në Londër. ““Nuk e kisha varur majmunin tek godina dhe erdhi policia. Po më shkaktonin probleme. Djali im shkoi dhe e bleu një majmun dhe tani nuk kemi më probleme”.

pellush4
Sipas BBC, askush nuk di të shpjegojë se nga erdhi ideja fillestare, por ka ardhur pas rrëzimit të komunizmit. 

pellush2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura