Reportazh/ A është Shqipëria sot më afër islamit radikal?

Dec 10, 2015 | 17:51
SHPËRNDAJE

Një reportazh i gazetarit David Maria De Luca, i gazetës “Il Foglio”, tregon sesi Shqipëria ka ndryshuar vitet e fundit duke qenë më afër islamit radikal.

“Shtatë vite më parë nuk shikoje shumë femra me shami dhe meshkuj me mjekër”, thptë Alfred Xhameta, i ulur në një lokal në Synej, një fshat me 6 mijë banorë dhe një orë larg nga Tirana.

Foto Spada - LaPresse.25-03-2015 Brescia (Italia).Cronaca .Procura della Repubblica di Brescia.Conferenza Stampa .Smantellata cellula dell' Isis con base in Italia .Arrestate tre persone , due cittadini albanesi (zio e nipote ) e un italiano di origini marocchine :.Elezi Elvis , Elezi Alban , Halali Helmahoi .Risulta ancora latitante in Siria El Abbuobi.Nella foto : le riproduzioni delle slide fornite dalla Polizia di Stato .
Foto Spada – LaPresse.25-03-2015 Brescia (Italia).Cronaca .Procura della Repubblica di Brescia.Conferenza Stampa .Smantellata cellula dell’ Isis con base in Italia .Arrestate tre persone , due cittadini albanesi (zio e nipote ) e un italiano di origini marocchine :.Elezi Elvis , Elezi Alban , Halali Helmahoi .Risulta ancora latitante in Siria El Abbuobi.Nella foto : le riproduzioni delle slide fornite dalla Polizia di Stato .

Xhameta la Synejin dhe shkoi të punonte në Itali në vitin 2008. Në atë kohë ai kujton se ishte e vështirë të dallojë një mysliman nga një kristian.

Në vitin 2012, Xhameta u kthye në Shqipëri dhe pa që vendi i tij kishte ndryshuar.

Në Shijak, një qytet pak kilometra larg Synejit, një fondacion nga Kuvajti ka ndërtuar një qendër kulturore islamike. Rreth saj janë disa dyqane që shërbejnë vetëm ushqim hallall.

Në Synej, një fondacion nga  Katari ka ndërtuar një xhami të re, ku çdo ditë mblidhen për t’u falur gra me shami në kokë dhe meshkuj me mjekër.

Vitet e fundit janë ndërtuar si kjo xhami qindra xhami të tjera në Shqipëri dhe Kosovë.

Xhameta tregon se është rritur islami radikal.

“Ndonjëherë grupe meshkujsh me mjekër të gjatë më kërkon të fik televizorin, pasi e cilësojnë shthurje”, tregon ai.

“U them të largohen. Në shtëpinë time respektohen rregullat e mia”.

Një prej tyre është Alban Elezi, një elektricist 32 vjeç. Në shkurt të këtij viti ai u arrestua në Italia për terrorizëm ndërkombëtar.

Sipas prokurorisë italiane, Elezi ishte pjesë e një grupi që ndihmonte të rinjtë myslimanë të shkonin në Siri.

Sot, ai ka mjekër të gjatë dhe nuk dëshiron të flasë me gazetarët. Ai jeton në një shtëpi të vogël në Synej.

Sipas drejtësisë italiane një prej tyre që shqiptar ndihmoi të shkonte në Siri është i riu Anas el Abboubi, i cili u konvertua në islamin radikal.

Anas është i pari i huaj që nga Italia shkoi në Siri dhe konsiderohet si një shembull për radikalizimin.

Anas u ndalua në Durrës nga policia për shkak të parregullsive në dokumente. Alban Elezi ishte i vetmi person që telefonoi Anas.

“Alban Elezi është kriminel”, thotë Mazllam Mazllami, imam në Prizren. Mazllami është një imam konservator mjaft popullor, videot e tij në YouTube kanë mijëra shikime.

Sipas drejtësisë italiane ai është takuar të paktën një herë me Alban Elezin.

Në shtator 2014, Mazllami u arrestua bashkë me disa imamë të tjerë dhe aktivistë myslimanë në Kosovë.

Mazllami u akuzua për inkurajim të urrejtjes fetare dhe përhapje të fjalimeve të dhunshme. Por, më pas akuzat u rrëzuan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura