Shpërthen lavatriçja gjatë procesit të larjes, pëson lëndime 69-vjeçari

May 4, 2024 | 21:29
SHPËRNDAJE

Një 69-vjeçar në Tiranë ka mbetur i lënduar pas shpërthimit të lavatriçes në banesë.

10373832_022621-wtvd-washing-machine-explosion-6PM-video-vid

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Don Bosko, në katin e 7-të të një pallati.

I dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.05.2024, rreth orës 20:45, në katin e 7-të të një pallati në Don Bosko, gjatë procesit të larjes ka shpërthyer një lavatriçe, dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi A. Sh., 69 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura