REPLIKAT/ Shkëlzen Berisha: Deri para dy vitesh, Bojaxhiu i Piktorit, vizitor i rregullt i zyrës sime

Apr 1, 2015 | 15:58
SHPËRNDAJE

Një ditë pasi shpalli kandidaturën si i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi ka pasur një shkëmbim replikash me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Përmes rrjeteve sociale, Berisha shkruante një ditë më parë: “Gjegjez para elektorale. Kush e gjen, ku mblidhen bashke per te “miren” e popullit, vrasesit me akademiket, tutoret me politikanet, ish policet me ish te burgosurit, funderrinat njerezore me rilindasit, te persekutuarit me persekutoret, greket me camet, bojaxhinjte me piktoret ?”.

Por këtyre deklaratave i është përgjigjur Gjergj Bojaxhi, i ftuar në Tonight Ilva Tare. Bojaxhi i është përgjigjur duke rrëfyer se çfarë ai di për Shkëlzen Berishën.

Statusi i Shkelzen Berishes ne Facebook, sot

“Do thoja se deri para dy vjetësh e dinim, që mbase, mblidheshin tek zyra e tij, por se ku mblidhen sot unë nuk e di, se nuk jam pjesë e këtyre njerëzve”, ka deklaruar Gjergj Bojaxhi në emsionin “Tonight Ilva Tare”.

Në një replikë tjetër, po përmes rrjeteve sociale, Shkëlzen Berisha i përgjigjet përsëri Bojaxhiut:

“Sqarim. Me duhet te pranoj se Bojaxhiu i Piktorit eshte pjeserisht i sakte. Deri para dy vjetesh ka qene vizitor bezdishmerisht i rregullt i zyres sime, por atehere vinte vetem, pa “kontigjentin e shokeve” qe ka mbledhur tani”,- shkruan Berisha.

Statusi i djalit te Sali Berishes ne Facebook, dje

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura