Replikat, Rama-Dules: Mos ngri çështje që s’ekzistojnë mes nesh e Greqisë

Jul 31, 2014 | 17:52
SHPËRNDAJE

Dule-Ramës: I pëlqej folklorizmat por këtu jem për politikë e kur flasim për këtë kemi parasysh nocionin shtet, sundimi i ligji, të drejtat njeriut e për mua edhe të minoriteteve, e vlerësoj që thatë po në Himarë ka minoritarë etnik grekë. Po marrë nga fjala e kryeministrit dhe dua ta falenderoj pohimin  se në Himarë e kzistojnë  minoritar të minoritetit etnik grek. Marrë edhe thënien  se pikërisht për të kufizuar hapësirat ne bëjmë këtë bashkim. Duket qartë ajo që denoncova, tendencioziteti. Duket qartë ajo që theksova në fjalën time dhe është neni 16 i konventës kuadër i cili nga goja e kryeministrit prodhohet se shkelet në mënyrë të vullnetshme. Shtetet palë duhet të frenojnë vetën nga marrja e masave që synojnë tjetërsimin e raporteve të popullsisë në hapësira të raporteve ku jetojnë pjestarë të minoriteteve kombëtare dhe të cilat synojnë në kufizimin e të drejtave që rrjedhin nga konventa kuadër. Mund të lexojmë edhe deklaratën që Fan Noli si ambasador i Republikës së Shqipërisë parashtroi në Lidhjen e Kombeve në vitet 1920, por nuk është as koha as momenti. Dëshiroja të konkludoja duke thënë se krenar mund të jenë jo ata që miratojnë ligje dhe ratifikojnë konventat për demagogji, por ata që i bëjnë pjesë të përditshme të jetës politike dhe institucionale të një vendi.

Rama-Dules

E kam çmuar inteligjencën tende por s’pranoj të fyej timen, në Himarë nuk ka shtete, është si gjithë bashkitë e republikës së Shqipërisë e nuk ka përpjekje për të kufizuar asnjë liri e të drejtë të minoritetit, që ne nuk e njohim sot, e kemi njohur e do ta respektojmë gjithmonë. Temën e kanë bërë të ndjeshme përpjekjet e vazhdueshme të shumëkujt që ka dashur ta shikojë Himarën ashtu si ajo nuk është. Meqë përmende origjinën time, jam krenar që jam një pjesë nga Himara e nuk e quaj epërsi që jam shqiptar, por jam shqiptar, nuk ndiej superioritet ndaj grekëve, por asnjë inferioritet ndaj grekëve, unë sinqerisht dua që gjerat mes nesh të shkojnë mirë e më mirë si dy vende fqinje, por koha kur Shqipëria hezitonte të vendoste për vete ka marrë fund dhe Shqipëria sot jep provë spektakolare. Mos ngri ceshtje qe nuk ekzistojne mes nesh dhe Greqise. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura