Reperi Fero martohet në privatësi ende pa bërë 25 vjeç, fundi i lumtur i lidhjes problematike me modelen. Si ia fali Arbenita Ismajli tradhtitë

Feb 21, 2021 | 11:08
SHPËRNDAJE

Një nga çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar, reperi Feronit Shabani, Fero, dhe modelja Arbenita Ismajli kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë në privatësi të plotë.

Lajmin e jep vetë Arbenita me një postim në rrjete sociale, krah bashkëshortit të saj, Fero. “Të sapomartuar”, shkruan modelja teksa në këtë ditë të rëndësishme nuk ka zgjedhur të vishet me të kuqe dhe jo me fustan nusërie.

Ndërsa Fero ka zgjedhur kostumin e zi të dhëndrit, duke u shfaqur shumë më ndryshe se zakonisht. Lidhja e Feros dhe Arbenitës ka qenë ndër më të komentuarat në media për shkak të ndarjeve të tyre të shpeshta, por me sa duket me këtë veprim të fundit i kanë vënë vulën duke e kurorëzuar me një fund të lumtur.

Vendimin për t’i dhënë fund beqarisë ndërkohë që ende nuk ka bërë 25 vjeç, reperi e merr dy javë pasi nisi bashkëjetesën me modelen e komentuar. Këtë detaj nga jeta e tij private, ai e bëri publike gjatë intervistës te “NIN”, ku u pyet në lidhje me romancën e tij të bujshme. Ky ishte rrëfimi që la të kuptohej se gjërat janë me të vërtetë shumë serioze mes dyshes, pasi Feronit Shabani (emri i vërtetë i reperit) u shpreh se ekzistonte edhe mundësia për të krijuar një familje.

“Përderisa jemi duke bashkëjetuar, jemi bashkë, duhemi shumë, ka mundësi edhe për krijimin e familjes”, iu përgjigj pyetjes ai, duke refuzuar të zbulonte vendin se ku po jetojnë. Ai pranoi ndër të tjera se bëhet xheloz për partneren, sepse gjërat që do, i do vetëm për vete. Por zbuloi se edhe modelja bëhet xheloze për të, duke shtuar se ajo e di ku është kufiri.

Momentalisht, reperi tha se po qëndron në Kosovë për shkak të angazhimeve me punën. Pak javë më parë, Arbenita ndau një foto intime të tyre, teksa shiheshin të shtrirë në shtrat. Foton e kishte realizuar reperi, pasi modelja dukej në gjumë.

ARBENITA, SI IA FALI TRADHTITË FEROS DHE E PRANOI SI BURRIN E SAJ

Kujtojmë që Fero dhe Arbenita para dy vitesh i dhanë fund historisë problematike me modelen seksi, Arbenita Ismajli, e cila e ka falur pasi ja ku janë në altar. Çifti i njohur para dy vitesh deklaruan ndarjen, ndërkohë që bashkëjetonin në Gjermani. Ndarjen e tyre e konfirmoi vetë reperi përmes një postimi në “Instagram”, deklaratë që e shoqëroi me disa emoji ,duke qarë dhe më pas duke qeshur.

Ndërsa në një postim të dytë reperi e pranoi se fajin për ndarjen e kishte pasur vetë ai. Këto konfirmime erdhën pak ditë pasi Fero publikoi një video, ku shfaqej së bashku me një vajzë misterioze, por pa i zbuluar fytyrën. Ai preferoi ta mbante të fshehtë portretin e saj, duke shtuar më tepër dyshimet se kjo ishte vajza, për të cilën ai kishte lënë Arbenitën.

Në këtë situatë delikate, Arbenita nuk qëndroi duarkryq, pasi u fotografua e vetme në aeroport me valixhe duke u kthyer në Maqedoni dhe duke lënë bashkë me Feron edhe Berlinin, qytetin ku bashkëjetoi më këngëtarin. Burime pranë saj pohuan atëherë se jeta e saj do të vazhdonte në Londër, aty dhe ku jeton prej vitesh. Pas publikimit të atyre fotove, Arbenita konfirmoi ndarjen në mënyrën e saj. Modelja publikoi në “Instagram” dy foto të saj veshur me fustan të bardhë dhe i shoqëroi me mbishkrimin: “Ajo është mbretëreshë, me apo pa ty!”.

Menjëherë fansat nisën të komentonin, duke u shprehur të bindur se këto fjalë ia kishte drejtuar Feros. Në fakt, kjo nuk ishte hera e parë që çifti i njohur kishin probleme në lidhjen e tyre, pasi ishin përfolur shpesh për ndarje, por ata ishin rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit. Në të gjitha rastet, arsyeja e konflikteve ka qenë “tradhtia” e reperit me vajza të ndryshme, një prej të cilave u mediatizua, pasi bëhej fjalë për një Miss, njëkohësisht fanse e Feros.

Gjithsesi, duhet thënë se kjo ishte historia më e bukur që po komentohet këto kohë në shtypin rozë. Lidhja e Feros me modelen që jeton në Londër, u zbulua që në fund të vitit 2018, por postimet me fotot apo dedikimet e dashurisë nisën në fillim të 2019-ës. Madje, Arbenita u përfol për një shtatzëni të mundshme, e aluduar nga fansat e saj dhe të Feros.

I ftuar në një emision radiofonik “72 #sen”, reperi nuk mundi që t’i shpëtonte pyetjes në lidhje me këtë pritje të ëmbël të mundshme. “Këto janë gënjeshtra, jemi vetëm 21 vjeç. As që e kam menduar ndonjëherë, por i kam parë ato lajmet pa lidhje. S’do e kisha fare problem ta thosha, do kisha dalë dhe do ta kisha treguar. Unë jam shumë i vëmendshëm me veprimet e mia. Në qoftë se vendos të bëj diçka, do ta marrin vesh të gjithë, se edhe nëse unë dua ta fsheh diçka, s’mundem pasi jeta ime është në sy të të gjithëve”, sqaroi reperi publikisht në atë kohë.

Ndërkohë, kujtojmë se çifti prej muajsh e vazhdoi lidhjen në distancë mes Kosovës dhe Anglisë, ku Arbenita punon si modele për disa agjenci dhe marka veshjesh. Duke qenë se nuk e përballuan dot lidhjen në distancë, ata vendosën të bashkëjetonin për të shmangur xhelozitë dhe keqkuptimet.

FERO DHE LIDHJA PROBLEMATIKE ME MODELEN, QË E PA NË KLIPIN E GETOAR SELIMIT

Po kush është djaloshi Fero dhe pse jeta e tij intrigon kaq shumë? Një nga klipet e tij titullohet “Bona fam”, një këngë që ia dedikon famës së tij të menjëhershme në muzikë. Edhe pse vetëm 24 vjeç, Fero është kthyer tashmë në një nga reperët më të njohur dhe të suksesshëm e kjo shihet nga klikimet e shumta që marrin këngët e tij.

Fero është komentuar shumë rreth përplasjeve me reperët e të tjerë e kërcënimet me armë, që i ndodhën në fillim të këtij viti. Dhe pas famës së menjëhershme brenda një viti, shumë shpejt u zbulua se Fero është i dashuruar me modelen seksi me origjinë nga Maqedonia, Arbenitën. Modelja dhe reperi kanë shkëmbyer herë pas here edhe komente publike me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar zemrat, ndërkohë që kishte dalë dhe fotoja e parë ku ata pozonin të përqafuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Nga ana e saj, Arbenita Ismajli nuk është një vajzë e panjohur për publikun. Disa vite më parë, ajo u shfaq si figurante në klipin “S’jena mo” të Getoar Selimit dhe Majkut. Sa për Feron, të gjithë e njohin tashmë. I ri në moshë, por fama e tij po rritet ndjeshëm. Fero ka bërë “namin” në rrjetet sociale duke bërtitur “Gang Gang”, për të promovuar këngën me të njëjtin titull dhe me të vërtetë ka rezultuar mjaft e suksesshme, jo vetëm ajo, por edhe projektet e tjera më pas. Kujtojmë që ky fillimviti ishte i vështirë për reperin e njohur kosovar, pasi u sulmua nga katër persona, rrahje e dyshimtë, pas së cilës ai përfundoi në paraburgim.

Sa i takon muzikës, në fillim të karrierës së tij nuk pati shpërthimin e duhur, kur publikonte këngë audio me emrin Profero. Ai njihet edhe si tekstshkrues shumë i mirë, pasi ka bashkëpunuar me emra si: Adelina Berisha, Mergim Mjeku, Kida, Xhensila, Endri, etj. Në vitin 2013 publikoi videoklipin “Real Hip Hop”. Mund të themi se, edhe pse doli me shumë krijime nga viti 2016, hovin e vërtetë e mori me “Gang Gang”, që është hit-i i tij. Le të shohim si do ecë martesa e Feros me Arbenitën.

/Panoramaplus.al

       

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura