Ish-klubi i portierit Aldo Teqja, Skënderbeu, ka reaguar pas rënies së gardianit tashmë të Partizanit, mbrëmjen e sotme nga kati i gjashtë i një pallati.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi i Skënderbeut shkruan se të gjithë janë pranë tij në këto momente të vështira që po kalon 24-vjeçari.
DEKLARATA E SKËNDERBEUT
Të shokuar nga raportimet e fundit mbi incidentin e ish portjerit bardhekuq Aldo Teqja!
Ndodhemi pranë teje në këto momente të vështira!
Shërim të shpejtë Aldo
Jemi me ty!
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al