Rënia drastike nga të ardhurat në Dogana/ Ministrja Denaj: Ndikojnë edhe faktorët e jashtëm. Të realizosh 100% parashikimin është utopi

Jan 17, 2020 | 21:08
SHPËRNDAJE

Ministrja e Financave, Anila Denaj, tha se rënia drastike e të ardhurave nga Doganat ka ndikuar edhe kushtet e jashtme, ndërsa rënia e të ardhurave nga Tatimet lidhet edhe me tërmetin e 26 nëntorit.

dena

Parashikimi ynë për dhjetorit nuk ishte i njëjtë me atë që ndodhi. Edhe lehtësirat për tatimpaguesit që u la data 20 ishte një datë fleksibël. Edhe për doganat, realizimet 100% janë utopi. Në raport me doganat ka faktorë që nuk mund të parashikohen. Ndryshimi i kursit të këmbimit. Tërmeti ka ndikuar tek Tatimet, tek Doganat jo.

Në qoftë se i kthehem Doganave dhe realizimit të të ardhurave në muajin e fundit, pothuajse e gjithë diferenca midis deficitit dhe planit, mbi 50% ishte jashtë planifikimit. Ne parashikojmë disa kurse këmbimi. Ne nuk parashikojmë dot se si do të luhaten tregjet ndërkombëtare. Kjo luhatje nisi që në shtator dhe pati ndikim të menjëhershëm.

Tek Tatimet ka disa elementë. Fillimisht janë tek disa masa vitin e kaluar. Ne lehtësuam masat për makineritë dhe imputet bujqësore.

Në muajin dhjetor për të kompletuar edhe efektet që mund të ketë, sigurisht në administratën tatimore patëm një rënie. Tërmeti goditi një zonë ku ka një numër të madh biznesesh. Ndikimi ishte në gjithë zinxhirin e produkteve edhe indirekte. Forcat e punës të angazhuara me këto biznese, sepse janë industri fason, forcat e punës janë më shumë në numër dhe nuk mund të përktheheshin në produkt për biznesin. Ndërkohë, administrata tatimore bëri një lehtësi për të mos vendosur gjoba për mos pagim më datë 20”- tha ajo emisionin “Java” në TVSH.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura