Renditja e re, ja shkollat më të mira të kryeqytetit

Nov 28, 2015 | 8:39
SHPËRNDAJE

Për herë të parë, prindërit do të kenë më shumë njohuri mbi shkollën në të cilën mësojnë fëmijët e tyre. Drejtoria Arsimore Rajonale ka publikuar të dhënat e “Kartës së performancës së shkollës”, në të cilën rankohen të gjitha shkollat e mesme, 9-vjeçare e profesionale në bazë të arritjeve të një viti shkollor.

samKy konkluzion është analizimi i të dhënave të marra nga disa tregues: përqindja e nxënësve të larguar, orët e mungesave, kalueshmëria në Maturën Shtetërore apo Provimet e Lirimit, përputhja e notës së shkollës me provimet kombëtare, realizimi i objektivave të planit vjetor dhe numri mesatar i krediteve të mësuesve. Këto të fundit përkthehen në pikë, shumatorja e të cilave mundëson renditjen e shkollave nga më e mira tek ajo më pak e tillë.

RANKIMI

Analiza e të dhënave të vitit që lamë pas për shkollat e mesme ka renditur të parën “Sami Frashërin”, me 30 pikë, e ndjekur nga “Petro Nini Luarasi” e “Qemal Stafa” me një diferencë shumë të vogël pikësh, ndërsa në fund të listës është “Sinan Tafaj”.

shkollatNjë shqyrtim më i detajuar i të dhënave konkludon se në shkollën më të mirë ka një mospërputhje të vlerësimit që japin mësuesit me atë të Provimeve të Maturës Shtetërore në masën 22.2%, ndërsa te “Petro Nini”, që është një shkallë më poshtë, kjo mospërputhje është më e ulët, vetëm 11%.

Analiza e një tjetër treguesi nxjerr shkollën “Kostandin Kristoforidhi” kampione për mungesat e nxënësve, ndërsa 13% e tyre rezultojnë të jenë larguar fare nga shkolla. Sipas tabelës me të dhënat, mësues më të përgatitur, ose me më shumë kredite ka shkolla “Adbullah Keta”, ndërsa ajo me më pak “Myslym Keta”.

Shkolla e tretë në rankim, “Qemal Stafa”, ka rezultuar më e mira në Maturën Shtetërore në vitin që lamë pas, me një notë mesatare 8.5 e me kalueshmëri 99%, ndërsa “Kostandin Kristoforidhi” është “delja e zezë”, me një notë mesatare shumë afër kufirit mbetës 5.9, ndërsa vetëm 76% e maturantëve të tyre kanë kaluar me sukses provimet.

BESARTA BASHA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura