Remitancat, emigrantët dërguan vjet aq para sa në vitin 2010

Apr 3, 2012 | 10:35
SHPËRNDAJE

Banka e Shqipërisë

Turizmi, Banka e Shqipërisë: Shqiptarët harxhuan më shumë para jashtë.

Pavarësisht krizës në vendet ku janë të përqendruar pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë, dërgesat e tyre për në vendin tonë kanë mbetur stabël në 2011-n. Banka e Shqipërisë, në statistikat e saj për vitin 2011, tregon se në vitin 2011 remitancat arritën në 692 milionë euro karshi 696 milionë euro që ishin në vitin 2010. Të dhënat e BSH tregojnë se në tremujorin e parë të vitit 2011 emigrantët dërguan në Shqipëri 157 milionë euro. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, dërgesat e emigrantëve pësuan rënie me 14 milionë euro. Po kështu edhe në tremujorin e dytë të vitit 2011 remitancat pësuan rënie krahasuar me vitin 2010. Në prill-qershor ata dërguan 191 milionë euro, në ndryshim nga një vit më parë, kur dërguan 220 milionë euro. Për dy tremujorët e tjerë, atë të tretë të vitit 2011 dhe atë të katërt, dërgesat ishin respektivisht 155 dhe 189 milionë euro. Tremujori i katërt përkon edhe me kthimin e tyre për festat e fundvitit në vend. Statistikat e Bankës së Shqipërisë për vitin 2011 tregojnë gjithashtu se kur vjen fjala te turizmi, krahasimi me një vit më par mbart në vetvete edhe faktorin e liberalizimit të vizave. Shqiptarët kanë preferuar që të rrisin udhëtimet jashtë shtetit me rekord për vitin 2011, në tremujorin e tretë të vitit, kur kanë dalë jashtë Shqipërisë edhe 386 milionë euro. Në vitin 2010, për të njëjtin tremujor, përmes zërit udhëtime në llogarinë korrete, vlerësohet të kenë dalë 362 milionë euro. Në total flukset dalëse për udhëtime në vitin 2011 janë dukshëm më lart se në 2010.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura