Rektori i Universitetit ‘Luarasit’, Et’hem Ruka promovon dy libra e rinj! Profesorët, Dokle, Tarifa dhe Bundo tregojnë rrugëtimin e jetës së tij

Mar 6, 2024 | 13:26
SHPËRNDAJE

Rektori i Universitetit “Luarasi”, ish-deputeti dhe ish-ministri i Arsimit, Et’hem Ruka ka promovuar dy libra të tij të rinj. 

Gramoz Ruci irfan hysenbelliu-ethem0ruka

Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Universitetit Luarasi, profesor Ruka ka prezantuar dy botimet e reja, librat e tij “Takim me vetveten” dhe “Trans-humanizmi përtej njeriut”. Në promovim folën edhe miq të profesorit, si Namik Dokle, Sherif Bundo apo Fatos Tarifa.

Irfan Hysenbelliu1

Ndërkohë që të pranishëm ishte dhe Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu, ish kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi dhe ish-kryeparlamentarja, Valentina Leskaj

Gjatë fjalës së tij, Profesor Fatos Tarifa, që ka bërë edhe parathënien në një nga librat, mbajti fjalën e tij në promovimin e librave.

Fatos Tarifa: Për mua është nder i veçantë të dal këtu të promovoj libra të profesor Et’hem Rukës. Duhet thënë se librat janë shumë të mirë. Njëri është autobiografik. Unë kam shkruar parathënien e librit Trans-humanizmi. Ju profesor keni pasur jo pak rëndësi për shoqërinë shqiptare, që ajo të jetë ajo që është sot. Keni pasur rol në pushtetin ekzekutiv, por edhe në pushtetin e dijes, e madje dija është pushteti më i madh. Ju keni pushtet të madh mbi lexuesin. Ju meritoni një vend të madh nderi në pietestalin e dijes në vendin tonë. Libri flet edhe për inteligjencën artificiale, është letërsi shkencore shumë e mirë. Është një punë e madhe në këtë libër dhe ky libër edhe skeptikun e vë në shumë pikëpyetje.

Ethem Ruka-

Profesori Namik Dokle: Unë do të flas për librin “Takim me vetveten”. Ky libër na bën të reflektojmë, që edhe në të shikojmë veten, nga kemi ardhur. Unë jam habitur për sinqeritetin me të cilën shkruan profesori Et’hem Ruka. Profesori shkruan me sinqeritet dhe dashuri. Profesori ka një sinqeritet të jashtëzakonshëm, tregon edhe gabime të vogla që ka bërë, sepse do që të jetë i hapur me lexuesin dhe kjo është një meritë e profesorit Ruka. Tipari tjetër i Rukës është dashuria e tij për njeriun. Në libër, humanizmi dëshmohet kudo. Unë mendoj se këta libra do jetojnë më shumë se një jetë njerëzore. Et’hem Ruka flet me modesti, që nga fillimet e tij si mësues tek shkolla e fshatit deri kur ai u bë profesor universiteti dhe më tej kur ngjiti shkallët e karrierës. Tipar tjetër në libër është mirënjohja. Në libër kemi poemë mirënjohje. Et’hem Ruka tregon se është mirënjohës ndaj njerëzve që e kanë ndihmuar gjatë karrierës. Në libër tregohet vullnet i madh për të kapërcyer vështirësitë, me modesti, por duke ia njohur vlerat vetes. Et’hem Ruka shkruan aq saktë, sa duket sikur të dërgon te fshati i tij i lindjes, sikur të merr për dore dhe të çon kudo, ku jeta e ka ‘përplasur’, tregon çdo me saktësi të jashtëzakonshme. Të tilla libra na bëjnë më të mirë njerëzisht. Në libër Et’hemi flet me shumë respekt për të gjithë pedagogët, flet me dashuri të jashtëzakonshme edhe për studentët. Profesori Ruka ka një kujtesë të jashtëzakonshme, sa mban mend edhe studentët e tij, që shkëlqyen.

Namik Dokle

Profesori Sherif Bundo: I lexova dy librat e Rukës me një frymë. Kur lexova librin me imagjinatë të profesorit, m’u vetja sikur isha në fund të detit dhe doja të dilja në sipërfaqe në tokë. E kam përjetuar me të vërtetë. Në librin e tij autobiografik, është një person që sheh sfidat e tij jetësore. Nesër është 7 Marsi dhe është ditë e veçantë për arsimin. Nëse ka një person që ka dhënë kontribut për arsimin në Shqipëri është profesori Et’hem Ruka. Tek Ruka gjej njeriun që kërkon punën dhe dijen. Et’hem Ruka shpjegon shumë mirë sesi jeta e tij ndryshoi nga një fshat në periferi të Tepelenës në metropolin e Shqipërisë, Tiranë dhe më pas në rrugët e metropolëve europianë, si Parisi. Ka gjë më të bukur kur dëgjon studentë kur thonë se jam krenar që kam qenë student i Rukës.

sherif Bundo

Në promovimin e librave ishin të pranishëm miq të profesorit, studentë, akademikë, biznesmenë dhe profesorë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura