Regjistrohuni në shkollën e mesme “Udha e shkronjave” Cambridge International School

Aug 6, 2018 | 20:30
SHPËRNDAJE

“Udha e shkronjave” Cambridge International School është e vetmja shkollë shqiptare me një program shkëlqimi dhe arritje për gjimnazistët e shkëlqyer që synojnë universitetet e toplistës botërore. Të parët në rezultatet e larta në Cambridge IGCSE dhe A LEVEL.

Menjëherë duhet të tërheqim vëmendjen e prindit që fjala “testuar me sukses në pranimet në toplistën botërore të universiteteve” nuk është një pohim i lehtë për t’u bërë për synime të reklamës së shkollës. Ka një argumentim tepër të saktë, se si një shkollë testohet ndërkombëtarisht. Më poshtë është ky arsyetim.

“Udha e shkronjave” Cambridge International School tashmë i ka bërë provat e suksesshme dhe deklaron se kualifikimet që nxënësit marrin tek ne (Cambridge IGCSE A Level) janë në gjendje t’i çojnë nxënësit në universitetet e toplistës botërore (flasim për 30 të më të mirat në botë).

Sivjet, pra më 2018, nxënës me këto kualifikime të marra në shkollën “Udha e shkronjave” Cambridge International School u pranuan në King’s College London (UK)University of Toronto (CA)University of Sydney (Australi)University of Denver (USA)Jacobs University (Germany)Hult International Business School (US), etj.

Lexo artikullin “Përvoja ime me programin e shkëlqimit “Udha e shkronjave” nga Nensi Shkurti)

Më parë nxënës nga shkolla “Udha e shkronjave” Cambridge International School janë pranuar në MIT, Duke University (USA), por edhe në Francë, Gjermani dhe Austri gjithashtu. Më parë (para 5 vjetësh) nxënësit nuk i kanë realizuar certifikimet ndërkombëtare tek ne, por prej 4 vjetësh të gjitha kurset dhe certifikimet ndërkombëtare të Kembrixhit realizohen tek ne dhe kjo u jep shumë përparësi gjimnazistëve.

Kujdes nga publicitet me shumë kuptime “Nxënësit tanë kanë dalë me studime jashtë” “në universitete të mira” (sa të mira) Kanë dalë jashtë?! Po si dhe ku? Me çfarë dokumentacioni dhe çfarë konkurrence kanë fituar?

Prindërit nuk duhet të ndjekin arsyetime evazive të tipit “nxënës nga ajo shkollë kanë dalë jashtë”, por duhet të dinë një argumentim të plotë se cila pjesë e dokumentacionit të shkollës i krijon reputacion dosjes së nxënësit. Universitetet e toplistës kryesisht arsyetojnë me dosje dhe pjesë e dosjes janë kryesisht kualifikimet ndërkombëtare. Pikërisht në këtë pikë të tjerët (97%) e gjimnazeve private janë dobët dhe ne “Udha e shkronjave” Cambridge International School jemi shumë lart dhe në krye të klasifikimit. ““Udha e shkronjave” Cambridge International School i pajis me certifikimet Cambridge IGCSE, dëftesën Cambridge ICECambridge A Level dhe diplomën Cambridge AICE. Të gjitha këto sigurohen në katër vite intensive të kushtuara vetëm programeve dhe kualifikimeve ndërkombëtare të Kembrixhit.

Prindërit që synojnë gjimnazin, sipas orientimit tonë, nuk duhet të gjejnë një shkollë të mirë për Maturën Shtetërore, sepse Matura Shtetërore është një standard i ulët përballë kualifikimeve ndërkombëtare të Kembrixhit. Mjafton të lexoni çfarë thonë për Maturën Shtetërore Shqiptare për aplikantët nga Shqipëria Universiteti i Kembrixhit (shih linkun) dhe Universiteti i Oksfordit (shih linkun)

“Udha e shkronjave” Cambridge International School tashmë ka një përvojë të shkëlqyer rezultatesh të larta në kualifikimet ndërkombëtare (IGCSE, A LEVEL, SAT, IELTS) në lëndët anglisht, matematikë, biologji, kimi, fizikë, kontabilitet, teknologji informacioni dhe komunikimi, shkencë kompjuteri, ligj anglez.

Më poshtë plani ynë mësimor

KLASA 9

Mësojmë 7 lëndë Cambridge IGCSE, ku tri lëndë certifikohen në klasën 9 (sivjet ishin anglisht, matematikë, ICT).

KLASA 10

Përfundon certifikimi i shtatë lëndëve, në provimet Cambridge IGCSE dhe në përfundim merret dëftesa Cambridge ICE që bëhet një pikë tepër e fortë në aplikimet në universitetet e toplistës botërore.

KLASA 11 – Fillon programi dyvjeçar A Level në 3-5 lëndë Cambridge A Level.  (kryesisht Anglisht, Matematikë, Global Perspectives, Biologji, Kimi). Niveli i vitit 11 është As Level (pjesa e parë e Cambridge A Level)

Klasa 12 – Përfundojnë 5 lëndët Cambridge A Level dhe merret diploma Cambridge AICECambridge AICE ka një reputacion të lartë botëror.

Video sqaruese për prindërit që hyjnë në klasën e nëntë. Shih linkun “Programi i shkollës së mesme “Udha e shkronjave” bisedë e drejtorit Artur Shkurti me prindër të klasës 9 dhe 10 nga Tirana dhe rrethet që morën pjesë në Olimpiadën XVIII Kombëtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura