Reforma territoriale, Meta: Duam të arrijmë konsensusin

Feb 28, 2014 | 19:07
SHPËRNDAJE

Meta gjate takimit me delegacionin nga Kosova

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta është shprehur sot se maxhoranca i ka votat për të realizuar reformën territoriale, por pavarësisht kësaj kërkon të arrijë konsensusin. Metaka folur gjatë pë reformën territoriale, gjatë një takimi me një delegacionin me përfaqësues nga gjashtë komuna të Kosovë.

“Opozita në të kaluarën është shprehur për domosdoshmërinë e kësaj reforme, por ajo nuk ka pasur votat. Ne i kemi votat. Por pavarësisht nga kjo, ne duam të arrijmë konsensusin. Kemi krijuar një komision me 16 anëtarë, bipartizan, 8 nga mazhoranca, 8 nga opozita, me dy bashkëkryetarë, që e ka të domosdoshme parimin konsensusit. Ka një angazhim edhe të komunitetit ndërkombëtar konkret, sepse është një reformë e domosdoshme”- deklaroi mes të tjerash Kryetari i Kuvendit.

Duke sqaruar thelbin e reformës administrative-territoriale, z. Meta u shpreh se nuk do të reduktohen shërbimet ndaj qytetarëve, por ka nevojë për një vendimmarrje në pushtetin vendor më të kualifikuar dhe më të përgjegjshme.

“Vetëm nga kursimi i kostove administrative që mund të ndodhin dhe që do të ndodhin pas kësaj reforme parashikohen të përfitohen të paktën 80 milionë dollarë në një mandat 4-vjeçar. Duhet të bëjmë reforma dhe ristrukturime të cilat rrisin efikasitetin e administratës, të institucioneve, por edhe të cilat krijojnë mundësi që shumë të ardhura, të cilat sot keqmenaxhohen apo shpërdorohen në mënyrë jo të domosdoshme dhe jo në funksion të qytetarit, të investohen në një formë tjetër më të dobishme dhe më afatgjatë”, theksoi Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura