Reforma në drejtësi/ Meta: Ja pse duhet të miratohet javët, jo muajt e ardhshëm

May 4, 2016 | 11:27
SHPËRNDAJE

Nuk janë të paktë ata që janë lodhur nga diskutimet për reformën në drejtësi dhe kjo nuk po ndodh, teksa është bërë cështja kryesore e debatit dhe angazhimit. Kështu është shprehur kreu i Kuvendit Ilir Meta sot para studentëve të Universitetit “Luarasi” të cilët i ka ftuar gjithashtu të bëhen pjesë e një sistemi të ri, të pastër drejtësie, për të cilën tha se do krijohen boshllëqe pas miratimit të reformës në drejtësi.

meta

“Kjo reformë në drejtësi, ndryshe nga një reformë tjetër, se është bërë edhe një tjetër në 92-93, pavarësisht rezultateve, por praktikisht vendi vuan pasojat e një reforme shumë të nxituar ku ne emër të antikomunizmit u përgatitën shumë juristë në pamjaftueshmëri kohore dhe jashtë standarteve të cilët plotësuan vakumin, ndërsa dot jemi në kushte të tjera, ku kemi mjaft të rinj dhe të reja që studiojnë dhe kanë studiuar më parë në universitete nga më të mirat në Evropë, në SHBA e vende të tjera që mund të plotësojnë atë boshllëk të krijuar nga implementimi i reformës, një procesin e pastrimit të sistemit nga të gjithë ata që e kompromentojnë”.

Meta theksoi se reforma në drejtësi duhet të miratohet javët që vijnë jo në muajt që vijnë, sepse “se axhenda e integrimit do vonohet dhe do mbahet peng por edhe zgjedhjet afrojnë dhe dallimet politike do bëhen më të forta dhe më emocionale dhe janë në dëm të realizimit të reformës…është koha për të bërë një hap madhor që kjo reformë të jetësohet në javët që vijnë dhe e theksoj jo në muajt që vijnë”, tha Meta.

Ndërsa ministri i Drejtësisë Ylli Manjani theksoi se reforma në drejtësi duhet të nisë me gjyqësorin sepse njerëzit nuk e besojnë më, madje e akuzojnë si të korruptuar.

Manjani nënvizoi faktin se procesi i pastrimit të gjyqësorit nuk do të thotë se do të hiqen njerëz pa arsye dhe do ndëshkohen, por të gjenden njerëz që bëjnë punën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura