Reforma, Halimi: Duhet projekt që ta mbajë drejtësinë larg Edi Ramës

Apr 25, 2016 | 16:29
SHPËRNDAJE

“Reforma në drejtësi do të bëhet, por jo ajo që ka Edi Rama në kokë, sistemi i drejtësisë duhet të jetë larg Edi Ramës, do realizohet sic e kërkon komisioni i Venecias”.

Kështu u shpreh sot deputeti demokrat Eduard Halimi, teksa i pyetur nëse po kërkon opozita të gjejë pretekste për të shtyrë miratimin e saj tha:

“Rama ka dashur të jetë një projekt i veti, ka qenë ai që e ka vonuar nga shtatori ku e bëri vet projektin, dhe rezistoi sërish edhe kur Venecia ia rrëzoi në dhjetor, e mbajti deri në mars nën hyqmin e vet…”

Ekspertët e PD kanë punuar javën e kaluar, kanë treguar se janë pro një reforme gjithëpërfshirëse tha Halimi.

komsioni-645x356

“Rama i del në mbrojtje Shullazit, duke thënë se policia e kishte kërkuar arrestimin, por prokuroria e kishte vonuar. Në vend që të dilte në mbrojtje të prokurorisë, dëshmitarëve dhe biznesmenëve që u ështv vënë gjoba, doli në mbrojtje të Shullazit. Kjo është drejtësia që kërkon Edi Rama, por kurrë nuk mund të jetë ajo që dëshirojnë shqiptaret. Kush flet për reformën në drejtësi? Ai që mbiolli gjithandej Shqipërinë me kanabis? Që me dorën e vet futi në Parlament njerëz të dënuar nga drejtësia për trafik droge e prostitucioni,…?”, tha Halimi.

Komisioni për Reformën në Drejtësi u mblodh sot në orën 16:00, vetëm me anëtarët e mazhorancës, pas qëndrimit të deklaruar nga opozita për të bojkotuar punimet e Kuvendit për aq ditë sa do të jetë i përjashtuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Mbledhja e fundit u zhvillua para dy javësh. Palët vijojnë të jenë të ndarë dhe nuk dakortësohen për ngritjen e disa institucioneve të reja kushtetuese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura