Referendumi i Berishës në Elbasan, votimi në lokale lagjesh, pallate kulture dhe ish-zyra elektorale! Ja ku do votojnë kundërshtarët e Bashës

Dec 17, 2021 | 19:17
SHPËRNDAJE

Ditën e nesërme do të zhvillohet referendumi për certifikimin e vendimeve të marra nga Kuvendi Kombëtar i PD-së, i thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

berisha

Në të gjithë vendin, anëtarë të PD-së do të votojnë për këtë referendum. Panorama.al ka zbardhur dhe disa qendra votimi në qarkun e Elbasanit.

Nga ajo që vihet re në këtë qark, shumica e qendrave të votimit nuk do të jetë selia e PD-së, por ambiente alternative si lokale lagjesh, pallate kulture apo dhe kinema.

Ky organizim i tillë vjen pasi në shumicën e degëve, janë ndërruar bravat e dyerve të selive.

Elbasan

Anëtarë: 2900
Vendi: Selia PD

Cërrik

Anëtarë: 738
Vendi: Kinemaja
Selisë i është ndruar brava

Gramsh

Anëtarë:Rreth 350
Vendi: ish zyra elektorale
Selisë i është ndruar brava

Librazhd

Anëtarë:Rreth 700
Vendi: Shtëpia Kulturës
Selia i është ndruar brava

Prrenjas

Anëtarë:Rreth 500
Vëndi: Shtëpia kulturës
Selia i është ndruar brava

Belsh

Anëtarë: Rreth 600
Vendi: Lokal lagjeje
Selisë i është ndërruar brava

Peqin

Anëtarë: Rreth 650
Vendi: Shtëpia kulturës

Mësohet se lista e anëtarëve në këto degë, nuk është përditësuar prej vitesh, dhe aty mund të ketë dhe njerëz që kanë ndërruar jetë.

Më herët, Panorama.al ka zbuluar dhe disa qendra votimi në Tiranë. Nga lista e objekteve bie në sy se disa qendra votimi nuk do të jenë në degët e Partisë Demokratike, por në bare dhe restorante të vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura