RECETAT/ Si të zgjidhni peshkun e freskët e t’u shpëtoni helmimeve

Sep 3, 2016 | 14:00
SHPËRNDAJE

Nuk do të thotë që të jesh shef, që të dish se si të zgjedhësh një peshk të mirë. Në stinën e verës, një peshk i freskët, shoqëruar me jeshillëqe e perime të stinës, është mrekullia vetë, por pikërisht në këtë stinë, rreziku që ai të mos jetë i freskët e të pësosh ndonjë helmim që t’ju prishë gjithë shijen e verës, është edhe më i madh.

Pra, sekreti që t’u shpëtosh këtyre situatave të frikshme është te zgjedhja e peshkut. Duhet të dish disa “truke” të vogla për të kuptuar nëse ai është i saponxjerrë nga rrjetat, apo ka ditë që dergjet në arkat e tregut. Sigurisht, peshku e ka një të mirë, ndihet me hundë, por duhen edhe sekrete të tjera. Nëse doni të blini peshk, rregulla e parë: shkoni herët në tregun peshkut, ku furnizimi bëhet qysh në orët e para. Më poshtë një guidë se si të zgjidhni që nga molusqet, te barbuni, ngjalat, merluci etj. Kështu, do të siguroni një ushqim të shijshëm, por do të mbroni dhe shëndetin…

ME SY

Sytë e peshkut duhet të jenë të shkëlqyeshëm dhe bebëzën e zezë. Duhet të kontrolloni që velëzat të jenë të kuqe dhe lëkura me shkëlqim. Peshku duhet të jetë rrëshqitës ndër duar, mishi i fortë dhe bishti i drejtë. Shihni që goja të jetë e mbyllur. Nëse është e hapur do të thotë se është përplasur nëpër paretet e kasketave të rritjes.

ME HUNDË

Peshku duhet të vijë vetëm era det. Nëse ndieni erë amoniaku, mos e blini, pasi do të thotë se e kanë përdorur për të mbuluar ndonjë aromë të pakëndshme, për shkak se mund të jetë i ndenjur.

fjdghbn

Molusqet

hg

Është më mirë nëse i blini të gjallë. Në të kundërt, kontrolloni që ngjyra të jetë brilante, që sytë të jenë të futur dhe bebëzat të jenë të errëta. Skeleti duhet të jetë me shkëlqim. Këmbët dhe pincetat duhet të jenë të pandashme. Kur t’i zhvishni nga “guaska”, brendësia duhet të jetë kompakte dhe mishi i bardhë.

Guaskat

ghftd

Guaskat duhet të jenë të mbyllura dhe të gjalla. Duhet të sprucojnë ujë.

Iriqët

gfgjf

Iriqët duhet të jenë të gjallë. Kontrolloni që gjembat të lëvizin.

Barbuni

Zgjidhni atë të shkëmbinjve, do t’i njihni sepse janë të vegjël, të kuq dhe kanë një mjekërz. Mos blini ata të mëdhenjtë me bark të verdhë dhe me ngjyrë të venitur. Ata janë të shtretërve të detit.

Ngjalat

Ngjalat zvarriten në fund të detit. Zgjidhni ato me bark të bardhë. Kjo karakteristikë fizike e tyre tregon që funddeti ku kanë jetuar, ka qenë i pastër.

Kallamari dhe sepjet

Kallamarët dhe sepjet janë stinore. Duhen blerë në dimër deri në fund të prillit. Kanë nevojë për temperatura jo shumë të nxehta.

Skumbria

Skumbria është e pasur me omega 3. Në të parë duhet të jetë i shkëlqyeshëm dhe me ngjyrë që anon në të gjelbër, blu e të bardhë, pikëzuar me të zezë.

Toni

Së pari, kërkoni të shihni tonin e plotë, zgjidhni atë me pendë të verdha.

Salmoni

Salmoni duhet të jetë i egër, por tashmë është shumë e vështirë për ta gjetur, pasi janë thuajse të gjithë të rritur nëpër rezervate.

Merluci

Kontrolloni që taket gojën e mbyllur, që do të thotë që nuk është rritur nëpër kasketa, sytë duhet t’i ndriçojnë, dhëmbët t’i ketë të puthitur dhe lëkurën e argjendtë. Mishi duhet të jetë i fortë dhe kompakt.

Makarona me iriq deti

121223

Meqë jemi te peshku e produkte të tjera deti, po ju servirim një pjatë të veçantë me iriqë deti, që nuk shërbejnë thjesht për t’ju nxirë jetën nëpër brigje shkëmbore, por edhe për të përftuar një recetë të shijshme.

PËRBËRËSIT • 350 gr makarona (mundësisht linguine) • 1 kg iriqë deti • 2 thelpinj hudhër • Majdanoz • Vaj ulliri • Kripë

Përgatitja

Pastroni iriqët dhe hapini me gërshërë kuzhine. Nxirrni me një lugë vezët (pjesët e verdha ose të kuqe), duke zbrazur pjesën e errët. Lani pak majdanoz, pastroni një hudhër dhe hidhini në një tigan me vaj dhe spec djegës. Lërini për pak minuta në zjarr të mesëm e më pas shtojini iriqët, përziejini me një lugë druri dhe lërini për pak minuta. Ndërkohë, zieni makaronat në ujë të bollshëm, hiqini përpara se të qullen, kullojini dhe hidhni në përbërjen e përgatitur, pasi të keni hequr hudhrën. Shtojini ujin e makaronave, sërish vaj ulliri, duke i përzier në vazhdimësi për të përftuar një masë kremoze. Për pak minuta janë gati për në tryezë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura