RECETAT/ Provoni dy lloje gatimi me kërpudhat

Nov 19, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

Makarona flutur në furrë me kërpudha dhe brie

receta- 1
Përgatitja:
Ndërsa keni hedhur makaronat flutur të ziejnë, prisni në feta të holla kërpudhat. Në një tigan me vaj ulliri, shtoni hudhrën e grirë imët. Pasi të ketë lëshuar aromën, shtoni aty kërpudhat. Kaurdisini mirë dhe rregulloni shijen me kripë dhe erëza. Kulloni makaronat dhe shtojini në tiganin e kërpudhave. Të gjithë masën, zhvendoseni në një enë, tavë balte ndoshta, që të mund ta fusni në furrë. Sipër makaronave vini djathin brie dhe futeni në furrën e parangrohur për pak minuta.

Përbërësit për 1 person: 100 gr makarona flutur; ¾ kërpudha; përzierje erëzash aromatike; 1 thelb hudhër; vaj ulliri; 100 gr djathë brie ose camoscio kripë.

Kërpudha të mbushura me arra dhe parmixhan

receta
Përgatitja: Pastroni kërpudhat duke hequr edhe bishtat mënjanë. Pritini këta të fundit në kubikë të vegjël dhe skuqini me thelbin e hudhrës, pak kripë dhe piper. Hiqini nga tigani dhe bashkojini në një enë me bukën e grirë, lajthitë, djathin parmixhan dhe majdanozin. Mbushni me përgatitjen kërpudhat dhe futini në furrën e parangrohur në 200 gradë. Nëse doni, mund të shtoni edhe pak djathë të grirë në fund, sipër.
Përbërësit për 6 kërpudha: 6 kërpudha të mëdha; 20 gr bukë të grirë; 20 gr lajthi; 20 gr djathë parmixhan; 1 thelb hudhër; vaj ulliri; 1 tufë majdanoz; kripë; piper.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura