RECETAT/ Pak fantazi me vezë

Sep 10, 2016 | 14:13
SHPËRNDAJE

Të pasura me proteina, hekur, zink dhe vitamina, vezët janë të pandashme në kuzhinën tonë. Ato përfshihen në çdo lloj gatimi, të kripura e të ëmbla, përpos që edhe “solo” janë të shkëlqyera. Por në këtë rast mundet që të na jenë mërzitur metodat e vjetra të servirjes së tyre.

vezet

Kur përmendet veza të vjen në mendje ndonjë “sy”, e zierë, “petull”, e rrahur apo “strapazzate”. Por vezët mund të përgatiten në forma nga më të ndryshmet, të ngrënshme, jo vetëm për gojën, por edhe për syrin. Emra të njohur të kuzhinës botërore ofrojnë disa receta, që kushdo mund t’i përgatisë në shtëpi.

4145788

Madje, edhe mund t’i kemi provuar, këta thjesht u kanë vënë emrin dhe u kanë shtuar disa zbukurime. Disa i kanë çuar në Purgator, disa i kanë hedhur në “gropë”, me sallatë, ose pa sallatë, me uthull e piper… Më poshtë disa receta të shpejta me vezë…

Vezë e zhytur në verë të kuqe (Mark Bittman)

Përbërësit: 2 thelpinj hudhër, 4 feta të holla bukë të thatë, kripë dhe piper të zi të sapobluar, dy gota verë të kuqe, 4 vezë, djathë “pecorino” të grirë, majdanoz i grirë

Përgatitja: Hedhim 3-4 lugë vaj ulliri dhe thelpinjtë e hudhrës në një tigan në zjarr të mesëm. Sapo hudhra të zverdhet, ulim zjarrin dhe vëmë bukën duke i shtuar kripë e piper. E skuqim bukën, duke e kthyer sa në një anë në tjetrën, deri sa të bëhet krokante dhe në ngjyrë të artë Ndërkohë, ngrohim verën në një enë. Sapo vera të fillojë të ziejë, ulim zjarrin. Me kujdes hedhim vezët, derisa e bardha të mblidhet. I vendosim vezët nëpër tasa me pak verë, i vendosim në anë një apo dy feta bukë dhe u hedhim sipër djathin dhe majdanozin e grirë.

Supë me hudhra dhe vezë (David Tanis)

Përbërësit: 2 kokë hudhër, 2 lugë vaj ulliri, 12 gjethe sherbele, 4-6 vezë, 4-6 feta bukë të prera nga një bagetë të thekura pak, majdanoz, qepë të thatë, kripë e piper.

Përgatitja: Prini hollë hudhrat. Ngrohni vajin në një tigan në zjarr të mesëm dhe hidhni në të hudhrën dhe sherbelën dhe lërini për 2 minuta. Shtojini një lugë të vogël kripë dhe pak piper. Shtojini 6 kupa ujë dhe lërini të ziejnë në zjarr të fortë dhe më pas zbuteni flakën. Lëreni 10-15 minuta, shtojini kripë dhe piper. Hidhni disa garuzhde lëng në një tigan dhe zieni vezët e çara, njëra pas tjetrës për tre minuta. Vendosni një fetë bukë në një pjatë e mbi të një prej vezëve, duke derdhur sipër sa lëng të doni. Hidhini majdanoz apo qepë të thatë dhe është gati për t’u servirur.

Vezë në gropë (Martha Rose Shulman) (Martha Rose Shulman)

Përbërësit: 1 fetë bukë e bardhë ose integrale, 1 vezë, 1 lugë gjalpë, kripë e piper.

Përgatitja: Me anë të një forme për biskota, hapni një grope me një diametër rreth 5 cm në një fetë bukë. Ngrohni një tigan për dy minuta dhe shtojini gjalpin. Kur gjalpi të mos shkumojë më, vendosni fetën e bukës dhe ulni zjarrin. Buka skuqet për 3 minuta nga të dyja anët. Hedhim vezën në gropën e bukës. I hedhim kripë, piper dhe e skuqim për 3 min. E kthejmë fetën me kujdes dhe i lëmë edhe 30 sekonda për ta vendosur pastaj në pjatë.

Vezë në Purgator Vezë në Purgator (Martha Rose Shulman)

Përbërësit: Gjysmë tasi salcë “alla marinara” (vaj ulliri, hudhra, domate, spec djegës, majdanoz, kripë e piper), 2 gjethe borzilok të prerë, 1 apo 2 feta bukë të thekur dhe spërkatur me hudhër, dy lugë djathë parmixhan, 1 ose 2 vezë, kripë e piper.

Përgatitja: Ngrohni salcën në një tigan dhe shtojini borzilokun. Hidhini vezët me kujdes në salcë. Mbuloni tiganin dhe lëreni në zjarr të ulët për 3-4 minuta, derisa e bardha të jetë mbështjellë dhe e verdha të jetë gjysmë e lëngshme. Hidhini kripë, piper dhe djathë dhe vendoseni vezën mbi fetën e bukës.

Vezë të zhytura në kos dhe mente (Julia Moskin)

Përbërësit: 1 tas kos, 1 thelp hudhër të prerë hollë, 4 lugë gjalpë, 6 gjethe mente të freskët, gjysmë luge me speca të tharë, gjysmë luge spec djegës pluhur, 1 lugë uthull të bardhë, 8 vezë, pite, kripë dhe piper.

Përgatitja: Në një tas hidhni kosin dhe hudhrën, hedhin kripë e piper dhe lërini gjysmë deri në një orë. Më pas hidheni përbërjen në katër pjata. Shkrini gjalpin në një tigan në zjarr të mesëm, pa filluar të shkumojë. Shtojini specat, specin djegës dhe mentet, dhe përziejini për disa minuta. Fikni zjarrin dhe lëreni përzierjen në të ngrohtë. Në një enë tjetër hidhni uthullën dhe ujë në zierje dhe hidhni vezët. Lërini për tre minuta dhe nxirrini një nga një. Evitoni që uji dhe uthulla të derdhen mbi kos, duke e pirë atë më së pari me një letër kuzhine. Vendosni nga dy vezë në çdo pjatë. Pasi të keni hequr gjethet e mentes, hidhni mbi vezë gjalpin e aromatizuar. Mund ta shoqëroni me një nga pite të ngrohtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura