RECETA/ Sardele me domate të thata dhe peshk shpatë

May 9, 2016 | 9:00
SHPËRNDAJE

E kemi parë prej disa ditësh të postojë fotografi nga vendi ku ka shkuar të udhëtojë, Copenhagen. Po e shijonte aq shumë bukurinë e vendit, sa që fotografitë pasonin njëra-tjetrën. Themi po e shijonte, sepse pjesa më e mirë e vizitës ishte lënë pikërisht për sot.

arbana

Arbana Osmani ka festuar ditëlindjen duke drekuar në restorantin “Noma”, ku shef është Rene Redzepi, kuzhinieri i vlerësuar dy herë radhazi si më i miri në botë, madje revista “Time” e nxori në kopertinë, duke e renditur ndër të parët, në listën e njerëzve me më ndikim në botë. Me siguri Arbana e ka programuar prej kohësh këtë drekë ditëlindjeje sepse, te “Noma” nuk se mund të hysh meqë të ra rruga.

Duhet prenotuar muaj më parë. Sidoqoftë, ajo ia ka dalë të shijojë ushqimin më të mirë në botë dhe ta kthejë ditëlindjen në një ditë të shënuar.

Sardele me domate të thata

Sarde-impanate-con-pomodoro-secco-e-origano-890x570

Përbërësit: Sardele; Bukë e grirë; Spec i verdhë; Kungull; Karota; Domate të thata; Dafinë; Timo; Rigon; Vaj ulliri; Kerr

Përgatitja: Domatet e thata kalojini në mikser bashkë me bukën e grirë dhe timon. Pastroni sardelet, duke u hequr boshtin me hala dhe secilën prej tyre kalojeni në përzierjen që përftuat e më pas vendosini në tavë me letër furre dhe pak vaj.

Prisni perimet në feta të holla së gjati dhe kalojini në tigan me pak vaj ulliri e dafinë. Niseni me karotat e më pas, për 3 minuta, shtoni specat e pas 3 të tjerash, kungujt. Përpara se t’i hiqni, shtoni pak pluhur kerri dhe shërbejini, duke vendosur sipër sardelet.

Peshk shpatë me pure fëstëkësh

Tranci-di-spada-allitaliana-890x570

Përbërësit: 2 fileto peshku shpatë; Domate; qershi 300 gr; 200 gr fëstëk të pastruar; Kos 250 gr; Bukë të grirë; 100 gr Fara susami; Kripë, piper; Limon; Hudhër; Bar; qepe; Vaj ulliri.

Përgatitja: Shtrydhni lëngun e një limoni dhe përziejeni me 4-5 lugë vaj ulliri, pak hudhër të grirë dhe bar qepe. Me këtë salcë marinoni filetot e peshkut për 20 minuta. Grini fëstëkët dhe pak nga mielli i tyre përziejeni me bukë të grirë. Pjesën tjetër të miellit të fëstëkëve bashkojeni me kosin, gjysmë thelbi hudhër të grirë, pak kripë e piper dhe vaj ulliri.

Ky do të jetë kremi shoqërues i peshkut. Domatet qershi pritini përgjysmë dhe bashkojini me susam, vaj ulliri dhe pak bar qepe. Peshkun e marinuar kalojeni te përzierja e bukës me fëstëkët dhe kalojini për pjekje në një tigan të nxehtë me fare pak vaj. Shoqërojeni peshkun me domatet dhe kremin e fëstëkëve.

Çaji që kushton 9 mijë euro për filxhan

tè_470x505

Da Hong Pao është çaji më i kushtueshëm në botë, vlen edhe më tepër se ari. Por, cila është arsyeja? 1 gram prej tij kushton 1300 euro, ndërsa për të pasur sasinë e mjaftueshme që i duhet një filxhani, duhet të paguash 9 mijë euro; mund të themi që ky është “tartufi i bardhë” i çajrave, vlen 30 herë më shumë se ari.

Është një varietet i kultivuar në Malet Wuyi, në Fujian të Kinës, ku tradita ka nisur 1600 vite më parë. Por, ky lloj, Da Hong Pao, është më speciali nga të gjithë. Është mistik, sepse legjendat thonë që ka kuruar të ëmën e një perandori të Dinastisë Ming.

Emri i tij përkthehet “fustani i madh i kuq”. Ende sot, ato gjethe e rrënjë mbijetojnë dhe shkojnë të gjitha për Presidentin kinez apo shiten në ankand për kë është i gatshëm të paguajë ato shifra parash. 1 kilogram prej tij kushton rreth 100 mijë euro. Ata që e kanë provuar, thonë që është një kurë e vërtetë për shpirtin e mendjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura