RECETA/ Kur myku në ushqim është i shijshëm

Mar 24, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Ata qe duan dhe shijojnë djathin me myk, falënderojnë këtë të fundit që ka “dalë”, por të tjerë bezdisen sa herë e hasin diku dhe në kuzhinë, rastet kur myku të del përpara janë të shpeshta. Por duhet ditur që jo në të gjitha herët je përpara ndonjë rreziku helmimi apo gjëje të ngjashme, sepse, siç na ka treguar gorgonzola, myku di të jetë edhe i shijshëm.

Alimenti-con-muffa

Ashtu si majatë, edhe myku i përket familjes së kërpudhave dhe të dyja kanë rëndësinë e tyre në produktet ushqimore. Le t’i marrim rastet me radhë. Për shembull, nëse shihni që buka ka zënë myk, nuk duhet ta konsumoni sepse nëse ka dalë në sipërfaqe, do të thotë që është në sasi edhe më të mëdha në brendësi. Në këtë rast, madje duhet të pastroni e dezinfektoni edhe mbajtësen e bukës.

Nëse shihni myk në kapakun apo shtresën e sipërfaqshme të reçelrave, nuk është rast për ta hedhur. Sigurisht, as për ta ngrënë, por mjafton të hiqni pjesën me myk e të konsumoni atë të mëposhtmen sepse prania e sheqerit dhe ujit në këto produkte pengon toksina të depërtojnë. Myku në djathërat e staxhionuar nuk hahet me gjithë konfuzionin që mund të krijojë kjo gjë për shkak të gorgonzolës dhe varieteteve të tij.

35dc6794-9f96-4f0b-b9fb-b9094ee45a17

Por, edhe te djathi, mjafton të pastrohet dhe konsumohet pjesa tjetër. Në rastet kur myku është i pranishëm në kos apo djathërat e freskët, nuk duhet konsumuar as njëri e as tjetri sepse myku është shpërndarë në të gjithë masën e ushqimit. Te mishi dhe te peshku nuk është fare nevoja t’ju themi që nuk duhet as t’u afroheni nëse kanë zënë myk.

Te frutat e freskëta, nëse e gjeni, largojeni dhe vijoni me pjesën tjetër, por kujdes, nëse e shihni te portokallet apo mandarinat duhet ta flakni. Edhe për frutat e tjera me shumë lëng si rrushi, funksionon njësoj si te portokalli. Sa herë ju ka dalë një arrë e mykur?

 

gorgonzola

Epo, të gjithëve na ka ndodhur. Hidheni menjëherë! Por nga “mbin” dhe si rritet myku në ushqime? Këto mikroorganizma rriten në prani të një ambienti me lagështi, prandaj edhe në shumicën e rasteve, frigoriferi është vendi ku e gjejmë.

Gazpaço panxhari

Përbërësit për 4 tasa të vegjël: 500 gr panxhar të kuq të zier; 2 patate të mesme; 2 qepë të njoma; 1 mollë jeshile; 200 gr rikota; 1 gotë qumësht; 2 lugë kafeje mjaltë; gjysmë luge kafeje koncentrat zarzavatesh; kripë.

gazpacho_alla_barbabietola

Përgatitja: Nëse panxharin e kemi blerë të freskët, e ziejmë pak më parë veçmas në një tenxhere të vogël. Qërojmë patatet, qepët dhe mollën. I ndajmë të gjitha në kubikë i vëmë në një tenxhere së bashku me panxharin e kuq të zier më parë, i hedhim ujë sa të mbulohen të gjitha.

Shtojmë koncentratin dhe i lëmë në zjarr derisa shikojmë që zarzavatet së bashku me mollën kanë zier. Shtojmë tani qumështin, rikotën, mjaltin dhe i rregullojmë për kripë sipas dëshirës. Sa të marrë valë, e heqim nga zjarri. Të gjithë masën e përgatitur e grijmë në kombinat që të përftojmë një krem homogjen. E hedhim në një tas të madh, e mbulojmë dhe e lëmë në frigorifer për të paktën një orë ose një natë. Shërbehet e ftohtë.

Linguini skolio

Përbërësit për 4 persona: 400 gr linguini; 4 skampi të mëdhenj; 200 gr karkaleca; 200 gr kallamarë; 400 gr vongole; 250 gr domate qershi; hudhër; majdanoz; borzilok; spec djegës sipas dëshirës; ¼ gotë verë të bardhë; vaj e kripë sipas dëshirës.

hd650x433_wm

Përgatitja: Ndërkohë që vëmë tenxheren me ujë e kripë për makaronat, pastrojmë kallamarët dhe i presim në feta të holla. Pastrojmë mirë edhe karkalecat e detit pa i prerë në copa dhe të gjitha i lëmë mënjanë në një pjatë. Shpëlajmë me ujë të rrjedhshëm skampit dhe mongolet, në mënyrë që të mos mbetet rërë. Me borzilokun duhet të përgatisim një krem për t’u përdorur si shtrat për makaronat.

Për këtë pastrojmë mirë borzilokun dhe e vendosim në mikser me 4 lugë vaj dhe pak kripë. E përziejmë mirë derisa të përftojmë një krem homogjen. Në një tigan të madh, të mjaftueshëm për makaronat, hedhim pak vaj ulliri, e lëmë të nxehet dhe shtojmë thelpinjtë e hudhrës së prerë përgjysmë dhe specin djegës. Pasi të marrë ngjyrë të artë, e largojmë hudhrën nga tigani dhe hedhim në të kallamarët, skampit, karkalecat dhe në fund vongolet. I përziejmë të gjitha bashkë dhe pas 3-4 minutash i shtojmë verën e bardhë.

I lëmë të gjitha për 2-3 minuta në zjarr të fortë. Hedhim domatet e prera përgjysmë, majdanozin, kripën dhe i lëmë të ziejnë derisa vongolet të hapen plotësisht dhe lëngu të trashet pak. Linguinet e ziera i kullojmë dhe i hedhim në po të njëjtin tigan. Shtojmë 2-3 lugë nga lëngu i zierjes së makaronave dhe i lëmë për pak minuta derisa të përftojmë një përzierje kremoze.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura