RECETA/ Këto janë ushqimet kundër të nxehtit

Aug 21, 2016 | 12:11
SHPËRNDAJE

Nuk eshte nevoja ta themi ne sepse ju vetë kërkoni shalqi të ftohtë në ditët e nxehta dhe bëni shumë mirë! Për çdo 100 gr, 93 gr prej tij janë ujë, prandaj edhe keni ndjesinë e shuarjes së etjes dhe freskisë. E nëse shtohen edhe vitaminat dhe kripërat minerale, ky frut bëhet edhe më i këshillueshëm. Pjepri është gjithashtu shumë i pasur me vitamina dhe me fare pak kalori.

melons and watermelon

Me një diferencë të vogël nga shalqi, ai përmban 90% ujë. Kajsitë janë një tjetër frut që luftojnë temperaturat e nxehta sepse janë të pasura me kripëra minerale si fosfori, potas dhe sodium, çka janë të domosdoshme në rastet e këputjes e pafuqisë. Ndër të tjera, kajsitë përmbajnë edhe vitamina të ndryshme. Thuajse të njëjtën vlerë kanë edhe pjeshkat, vetëm se janë më të pasura me vitaminë C dhe përmbajnë më tepër ujë se kajsitë. Vapën e luftojnë po aq shëndetshëm edhe domatet.

Mund t’i konsumoni si lëng ose thjesht si sallatë. Kanë veti të forta antioksiduese. Kungulli është një perime me kosto mjaft të ulët, por me vlera shumë të larta. Konsiderohet minierë kripërash minerale dhe vitaminash, dhe nuk ka pse u mungon tryezave në verë qoftë për shijen, qoftë për çmimin. Gjithashtu, kastraveci, sallatat dhe mollët e vendit janë po aq të mira dhe të ushqyeshme dhe mbi të gjitha, ju nxjerrin nga situatat e sikletshme të të nxehtit.

Mijëfletësh me patëllxhanë të bardhë

torrette melanzane bianche

Përbërësit: 4-5 patëllxhanë të bardhë; Djathë mocarela; Domate të pjekura mirë; 1 qepë të kuqe; Hudhër; Kripë, piper; Borzilok; Vaj ulliri

Përgatitja: Grijmë imët qepën dhe e kaurdisim në pak vaj ulliri. Pasi të jetë zbutur, shtojmë domaten e pastruar nga lëkura dhe të prerë në kubikë. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe borzilok. Presim patëllxhanët e bardhë në feta të rrumbullakëta të holla dhe nisim shtrimin në tavë. Vendosim në fund një fetë patëllxhani, pak nga salca e domates dhe një fetë djathë mocarela. E përsërisim veprimin edhe dy herë të tjera. E pjekim në furrën e parangrohur për rreth 30 minuta.

Fileto peshku me kungull

Turbanti-di-spigola-e-zucchina-con-tonno-890x570

Përbërësit për 4 pjata: 4 fileto peshku; 2 kunguj; 1 kuti peshku ton në ujë; 100 gr domate; Hudhër; Majdanoz; Borzilok; Vaj ulliri; Kripë, piper.

Përgatitja: Pastrojmë domatet nga lëkura, i presim në kubikë dhe i kaurdisim me pak hudhër, vaj ulliri, kripë dhe erëzat e tjera. Kur të jenë zbutur i shtojmë peshkun ton. Kungullin e presim gjithashtu në feta të holla së gjati. Salcën që përgatitëm e vendosim në mes të filetove dhe përpiqemi t’i japim formën e rolesë. Nga jashtë e mbështjellim rolenë me fetat e kungullit. E pjekim për 20 minuta në furrën e parangrohur në 200 gradë.

A duhet të lahemi në det pas ushqimit?

E kemi thene gjithmonë që, pas ushqyerjes, nuk duhet të lahemi menjëherë në det. E përsërisin aq shumë prindërit për fëmijët, saqë e kanë ngulitur të gjithë. Përgjigjja zyrtare ka qenë 3 orë, por pothuajse askush nuk ka pritur kaq gjatë, të paktën jo fëmijët. Disa të tjerë as që e vrasin mendjen fare dhe kalojnë menjëherë te zhytja. Por le ta mësojmë njëherë e mirë se sa kohë duhet të kalojë, që të mos të rrezikojmë kur lahemi në det. Gjatë tretjes, e cila nis menjëherë pas kafshatës së parë, drejt stomakut “vërshojnë” rreth dy litra gjak, me detyrën për të përthithur ushqimin.

cibo-spiaggia-590x442

Ky proces është mjaft i rëndësishëm për trupin dhe mund të lindin komplikacione nëse zhvillohen aktivitete të sforcuara, sepse, nga ana tjetër, edhe muskujt do të kenë nevojë për gjak nëse i vëmë në lëvizje. Prandaj, nuk këshillohet sporti pas ushqyerjes, sidomos noti sepse ndikon edhe temperatura e ujit, që është më e ulët se ajo e trupit. Duhet të bindeni që nuk janë legjenda këshillat e prindërve e gjyshërve, prisni të paktën 2-3 orë përpara se të zhyteni në det apo pishinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura