RECETA/ 10 gjërat që duhet të dini nëse ju pëlqen peshku i gjallë

Mar 17, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Kjo eshte receta me dhjete gjerat qe duhet te dini nese ju pelqen peshku i gjalle.

1. Vendi ku e hani Nëse njihni vendin, do të dini me siguri edhe nëse është i pastër apo jo. Pastërtia është thelbësore në rastin e ushqimeve të pagatuara, për të evituar bakteret. Nëse mbahet peshku, mbahet në kushtet e duhura të pastërtisë, në restorant, atëherë është shenjë e mirë. Pra, shihni gjithçka, edhe pastërtinë e gotave apo të pjatës.

Trilogia-di-mare-piccole-tartare-di-pesci-e-crostacei-Corte-del-Re-Gallarate

2. Çmimet e kripura janë shenjë e mirë Në rastin e peshkut të gjallë, të paguash pak, nuk është shenjë e mirë. Peshku i freskët, sidomos ai i detit, e ka një kosto, sidomos kur e hani buzë detit. Nga ana tjetër, as mos i porosisni në ndonjë restorant në mal.

3. Mos e merrni për të mirëqenë Me bakterin anisakis, që gjendet te peshqit e gjallë, është gjithnjë rrezik prandaj nuk duhet të keni besim të plotë asnjëherë, qoftë ky edhe restoranti ku shkoni gjithmonë. Sigurisht që nuk mund të hyni në kuzhinë për të bërë verifikime, ama një pyetje kamerierit mos ia kurseni.

4. Besoji vetëm të besuarit Restorantet e mirë duhet t’i testoni gjithmonë përpara se të hani peshk apo fruta deti të gjalla. Pra, fillojeni me pjatat e gatuara dhe, nëse janë OK, vijoni me krudot.

5. Vëmendje! Anisakis është i ngjashëm m e krimbat e vegjël që gjenden te qershitë, mund të shihen edhe me sy të lirë. Pra, po të jeni të vëmendshëm, edhe nëse janë, të paktën nuk do t’i konsumoni.

6. Mos nxitoni! Nëse e përgatisni peshkun e gjallë në shtëpi, lëreni për 20 minuta në një enë, pa e marinuar, në mënyrë që anisakis, nëse është, të ketë mundësinë të dalë jashtë. Nëse pas kësaj kohe nuk shihni asnjë “lëvizje”, atëherë jeni jashtë rrezikut në masën 90%. Nëse kërkoni siguri 100%, atëherë duhet ta lini peshkun në ngrirje për të paktën 36 orë.

 

Crudi-del-Tirreno-960x639

7. As peshkatarët nuk janë të sigurt. Edhe nëse e blini peshkun direkt te peshkatarët, mos jini të sigurt. Anisakis, këtë fiksojeni mirë, nuk ka të bëjë fare me freskinë e peshkut. Për ta eliminuar, duhet ta lini gjithnjë të pushojë për 24 orë. Nga ana tjetër, edhe pas peshkimit, duhet të ambalazhohet menjëherë.

8. Si ta vendosni në ngrirje? Nëse keni lloje të ndryshme peshqish apo frutash deti, duhet që gjithmonë t’i ndani në qese të veçanta kur i fusni në ngrirje, në mënyrë që të mos përzihen shijet. P.sh., nëse parashikoni të bëni karpaçio peshku, mund ta fusni në ngrirje edhe të prerë në feta.

9. Marinimi i zgjuar Limoni dhe uthulla e bardhë e ftohtë, nuk mjaftojnë për të “vrarë” anisakis. Për shembull, në rastin e sardeleve të marinuara, për të qenë të sigurt, duhet t’i kaloni në ujë të nxehtë me uthull të bardhë për të paktën 1 minutë. Pra, një paramarinim ju bën më të sigurt.

10. Tartarat e gatshme? PJO! Tashmë, peshku tartar mund të gjendet edhe në markete, i marinar, por a është i sigurt? Nga gjithë sa ju thamë më sipër, kuptuat të paktën që peshku i gjallë është produkt mjaft delikat, prandaj i paketuari nuk duhet t’ju japë asnjëherë siguri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura