“Reali eliminoi ekipin më të mirë në botë”, Ksavi para “El Clasico”-s: Barcelona luan ndeshjen më të rëndësishme të sezonit

Apr 20, 2024 | 18:37
SHPËRNDAJE

Ksavi Hernandez foli në një konferencë për shtyp në prag të “El Clasico” kundër Real Madridit. Barcelona është e detyruar të fitojë nëse dëshiron të mbajë gjallë luftën për titull:

 

xavi1

“Kemi mundësinë të rihapim La Ligan. Është ndeshja më e rëndësishme e sezonit: do të gjejmë një Madrid të fortë dhe do të jetë akoma më shumë pasi eliminoi skuadrën më të fortë në botë, Sitin.

– A është skuadra mirë moralisht?

Zhgënjimi dhe pafuqia e ditëve të kaluara, që ishte e vështirë për t’u tretur, le të kthehet në favorin tonë. Para nesh kemi një Madrid të forcuar moralisht.

– Çfarë mendoni për ndeshjen e Real Madridit kundër Sitit?

Real Madridi duhej të mbrohej kundër skuadrës më të mirë në botë. Ne duhet të jemi efektiv nesër sepse Real Madridi është gjithmonë Real Madrid. Janë një nga skuadrat më të mira në botë.

– Çfarë e bën Real Madridin kaq të fortë?

Ata kanë fituar shumë herë dhe kjo të jep besim. Ata thonë se është fat, por nuk e besoj. Ata kanë punuar shumë dhe kanë ndihmuar shumë njëri-tjetrin. Për tre vjet eliminuan dy herë ekipin më të mirë në botë, Sitin. Dhe ne në Spanjë konkurrojmë kundër tyre.

– A është planifikuar një takim me Laportan edhe sezonin e ardhshëm?

Nuk ka asnjë takim. Nuk është e rëndësishme. Nesër luajmë për titullin dhe duhet të fitojmë. Do të ketë kohë për të folur.

– A është ndeshja e nesërme një finale?

Për ne është ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Ne duhet të fitojmë dhe të bëjmë presion mbi kryesuesit. Ne do të përpiqemi të bëjmë mirë dhe të fitojmë në Bernabeu.

– Keni ndjesinë se u humb një mundësi e madhe kundër PSG-së?

Po, këtu vjen zhgënjimi im. Kjo është edhe arsyeja pse kam bërë një gabim me kartonin e kuq. Kishte pasur një padrejtësi dhe kishte shumë tension. Është për të ardhur keq sepse ishte një mundësi e artë dhe e humbëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura