Rastet rekord të infektimeve dhe hapja e spitalit Covid3, Manastirliu del me thirrjen e fortë

| 11:33
SHPËRNDAJE
 

covid3

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka konfirmuar hapjen e spitalit Covid 3 në QSUT, pas plotësimit të kapaciteteve të dy spitaleve të parë me pacientë të infektuar nga koronavirusi.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu i bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat në mënyrë që të shmangin përhapjen e infeksionit.

“Të bëjmë të gjithë nga pak për të shmangur përhapjen e infeksionit, duke respektuar rregullat: #Maska; #Distanca; #Higjiena”, shkruan ajo.

POSTIMI I PLOTE

Siç e kishim thënë, pas plotësimit të vendeve në spitalet Covid-1 dhe Covid-2, kemi hapur Spitalin Covid-3, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Covid-3 ka të gjitha pajisjet e nevojshme dhe standartet për trajtimin e të sëmurëve me Covid-19, ndërkohë që drejtohet nga një ekip i kualifikuar dhe me shumë eksperiencë mjekësh, të spitalit infektiv dhe të strukturave tona të shërbimit shëndetësor.

Që nga fillimi i pandemisë, nuk e kemi ndërprerë për asnjë moment trainimin e personelit infermieror, që do të shërbejë në spitalet tona Covid. Të sëmurëve në Covid-3 do u shërbejë gjithashtu një ekip infermierësh të trainuar dhe me eksperiencën e përftuar duke u shërbyer pacientëve gjatë periudhës së pandemisë.

Siguroj qytetarët shqiptarë se nuk e kemi ndalur dhe nuk do t’a ndalim asnjë çast punën dhe për t’i ofruar çdokujt që ka nevojë, shërbimin më të mirë të mundshëm mjekësor.

Dhe në fund, si gjithmonë, kam një lutje:

Të bëjmë të gjithë nga pak për të shmangur përhapjen e infeksionit, duke respektuar rregullat:
#Maska; #Distanca; #Higjiena

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.