‘Rast i padëgjuar në historinë e jurisprudencës shqiptare’, Qëndresa Qytetare: Gjykata Administrative s’mori vendim për kërkesën e studentëve për pezullimin e zgjedhjeve në UT, ne…

Jul 11, 2020 | 10:29
SHPËRNDAJE

qendresa

Gjykata Administrative ne Tirane, vendosi të mos marrë vendim mbi kërkesën e studentëve për pezullimin e procesit zgjedhor në Universitetin e Tiranes, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga gjykata.

Lajmin e ka dhene Qendresa Qytetare, e cila thekson se jo vetem kaq, por “seanca e ardhshme u caktua të zhvillohej më 18 Shtator, pavarësisht se e informuam se zgjedhjet zhvilloheshin më 30 Korrik”.

Ne nje shenim te bere nga Marash Z. Logu, perfaqesues i Qendreses Qyterare, e quan kete një rast te padëgjuar më parë në historinë e jurisprudencës shqiptare.

“Megjithate studentët, me mbështetjen e Qëndresa Qytetare, mbetën të vendosur për t’i shkuar deri në fund betejës që kanë filluar për të zhvilluar zgjedhje të rregullta e të ligjshme në UT”- thekson ai.

Reagimi i Qendreses Qytetare

GJYKATA ADMINISTRATIVE TIRANË VENDOSI “TË MOS VENDOSË PËR ZGJEDHJET E 30 KORRIKUT NË UT”

Rreth dy muaj, pasi studentët depozituan padinë kundër zgjedhjeve të paligjshme në Universitetin e Tiranës—në shkelje të afateve ligjore të parashikuara nga neni 202 i Kodit të Procedurës Civile dhe neni 28 i ligjit Nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”—Gjykata Administrative Tiranë vendosi të mos marrë vendim mbi kërkesën e studentëve për pezullimin e procesit zgjedhor në UT deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga gjykata për (pa)ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve.

Jo vetëm kaq, por për shkak se gjyqtarja e kishte axhendën e zënë dhe në gusht merrte pushimet, vendosi që seanca e ardhshme të zhvillohej më 18 Shtator, pavarësisht se e informuam se zgjedhjet zhvilloheshin më 30 Korrik.

Megjithëse, vendimi për të mos vendosur mbi kërkesën për pezullim është një rast i padëgjuar më parë në historinë e jurisprudencës shqiptare, studentët, me mbështetjen e Qëndresa Qytetare, mbetën të vendosur për t’i shkuar deri në fund betejës që kanë filluar për të zhvilluar zgjedhje të rregullta e të ligjshme në UT.

Prandaj, jo vetëm do ta vazhdojnë procesin gjyqësor dhe do t’i shkojnë deri në fund, por duke filluar nga java tjetër do të depozitojnë një kërkesë të re për pezullimin e zgjedhjeve në UT. Nëse edhe për këtë kërkesë, gjykata do të vendosë të mos vendosë, atëherë ne do t’i drejtohemi shkallëve më të larta të gjyqësorit për vendimmarrje, por edhe organeve kompetente për të marrë masa ndaj gjyqtares që prodhon vendime absurde dhe të paligjshme.

Betejën ndaj frikës, presioneve apo ndërhyrjeve të paligjshme, studentët e kanë fituar në Dhjetor 2018, dhe askush nuk mund t’i ndalë më për të drejtat e tyre. Aq më pak një sistem gjyqësor, apo një rreth i mbyllur drejtuesish të universiteteve, që po perëndon cdo ditë. Beteja për garantimin e standardeve, rritjen e përfaqësimit dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë vazhdon!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura