Harta e vendeve që kërcënohen nga ISIS, Shqipëria, më pak e rrezikuar se një vit më parë

May 26, 2015 | 17:21
SHPËRNDAJE

Vendet Perëndimore janë më të rrezikuara nga depërtimi i ISIS-it në krahasim me një vit më parë. Kështu thotë një studim i publikuar në gazetën britanike “The Telegraph”.

Harta që tregon sipas shkallëz ekspozimin ndaj terrorizmit

Kjo e fundit ka publikuar një hartë me ngjyra që tregon se cilat shtete janë të kërcënuara nga ISIS-i. Shkalla e kërcënimit sillet nga 1 deri në 5.

Sipas studimit, Franca, Gjermania dhe Australia, janë më të rrezikuara prej terrorizmit sesa një vit më parë. Ndërsa Shqipëria është më pak e rrezikuar se një vit më parë sipas studimit.

Kështu, shkalla e rrezikshmërisë së Shqipërisë prej terrorizmit ishte 3 në vitin 2014, ndërsa këtë vit, ajo ka zbritur në 2.

Ndërsa për Kosovën, shkalla e rrezikshmërisë nuk ka lëvizur. Ajo, ashtu sikurse edhe një vit më parë, vazhdon të jetë 3. 

Ndër vendet që kanë rritje të rrezikut për goditje nga terrorizmi janë edhe Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Estonia, Irlanda dhe Norvegjia.

Për Estoninë, ekziston edhe rreziku i një agresioni rus. Më poshtë keni hartën dhe lëvizjet e shkallës së rrezikshmërisë të krahasuara me një vit më parë.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura