Raporti për 25 Prillin/ Celibashi takon Degelacionin e OSBE/ODIHR: I shpreha mirënjohjen për vlerësimet realiste! Gjetjet mund të ndihmojnë në…

Sep 30, 2021 | 18:34
SHPËRNDAJE

Komisioneri Shtetëror  Zgjedhjeve Ilirian Celibashi, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Delegacionin e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 Prillit, të kryesuar nga ambasadorja Urszula Gacek.

Celibashi Gacek

Lajmi është bërë publik nga vetë kreu i KQZ-së përmes një postimi në facebook, ku theksohet se fokusi i takimit qëndron mbi rekomandimet e raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlametare të 25 Prillit.

Celibashi thekson se gjatë takimit ambasadorja Gacek i bëri me dije se gjetjet e nënvizuara në raportin e OSBE-ODIHR për 25 prillin mund të ndihmojnë KQZ-në dhe institucionet e tjera të ndërrmarrin hapa specifikë në përmirësimin e zgjedhjeve të ardhshme.

“Mirëpritëm sot në KQZ Delegacionin e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it të zgjedhjeve të datës 25 prill 2021, të kryesuar nga Ambasadorja Urszula Gacek.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i gjetjeve dhe rekomandimeve të raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, identifikimi i fushave për bashkëpunim të mëtejshëm.

Në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i shpreha mirënjohjen Ambasadores Gacek për vlerësimet realiste të OSBE/ODIHR për aktivitetin e KQZ-së. Theksova se rekomandimet do të shërbejnë si pika referimi për përmirësimin e mëtejshëm të veprimtarisë së KQZ-së në adresimin e shqetësimeve të ngritura në raport.

Ambasadorja Gacek nga ana e saj vlerësoi se gjetjet e pasqyruara në raport mbi veprimtarinë e KQZ-së, mund të ndihmojnë KQZ-në dhe aktorët e tjerë që të ndërmarrin hapa të tjerë specific për përmirësimin e proceseve të ardhshme zgjedhore”, shkruan Celibashi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura