Raporti mbi indeksin e lumturisë/ Sociologu: Rinia kërkon të jetojë në luks si në klipet e Noizyt, por përfundojnë në rrugën e krimit

Apr 23, 2024 | 21:52
SHPËRNDAJE

Sociologu Ergys Mërtiri, duke komentuar raportin mbi indeksin e lumturisë, është shprehu se rinia kërkon të jetojë në luks si në klipet e këngëve të Noizyt, por mundësitë për ta bërë këtë janë të pakta.

ergys mertiri

Ndaj, thotë Mërtiri në studion e emisionit ‘Open’, ata përfundojnë duke punuar në shtëpi bari, në rrugën e krimit të organizuar.

“Në Shqipëri kemi ambicie shumë të mëdha dhe punë të vogla. Rinia kërkon të jetojë në luks si në klipet e Noyzit, por mundësinë për ta bërë këtë janë të pakta dhe rrugët janë jo të drejta dhe të pranueshme edhe në aspektin ligjor dhe kjo bën që shumë të rinj të shkojnë në Angli për të punuar në shtëpi bari apo duke hyrë në rrugën e krimit të organizuar. Nga ana tjetër prodhon pasiguri dhe i bën të jenë të palumtur”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura