Raporti i plotë/ Viktima e Frrokut i tha prostitutës se ishte polic i Interpolit, ajo i tregoi deputetit dhe i ngritën kurth për ta vrarë

Mar 31, 2015 | 11:46
SHPËRNDAJE

Prokuroria ne relacionin e plote derguar Kuvendit per arrestimin e deputetit Mark Frroku me kerkese te Belgjiles, ka sqaruar gjithashtu edhe motivin e vrasjes ne shtetin belg. Sipas saj, shkak ishte lidhja e viktime Aleksandër Kurti me prostitutën L dhe kjo e fundit nga frika se ai i njihte familjen ka telefonuar tutorin Nardin, i cili i ka kerkuar te vellait te beje vrasjen.

Shkrimi ne nje nga mediat belge

Relacioni 

Në shtator dhe tetor 2000, Nickolas Kurti deklaron në Polici se kunati i tij është lidhur me Markun (Besnik Morina) dhe shtetasin Hilë Joka për të vrarë shtetasin Aleksandër Kurti. Prindërit e Kurtit jetojnë në Amerikë me djalin e tyre Nickolas.

Vëllai i tij Georges është larguar nga Shqipëria për një destinacion të panjohur në Evropë. Ai është i kërkuar nga banda e të katërve. Marku, me vëllezërit e tij Nardi dhe Arben, ka qenë përgjegjës për tri prostituta, që banojnë bashkë. Sipas dëshmitarit anonim, ata quhen FRROKU.

Viktima me origjinë nga Shkodra (Shqipëri) është hequr si polic i Interpolit dhe se në Shqipëri e njeh familjen e shtetases L. Nga frika se mos familja e saj mësonte mbi punën që ajo bënte në Belgjikë, shtetasja L. i telefonon tutorit të saj Nardi (Frroku alias Shkurt Lasku ), i cili ndodhej në atë kohë në Shqipëri.

Ai e këshillon të njoftojë të vëllain Dritan (Besnik Morina). Dritani e fton t’i ngrejë një kurth viktimës në Gare du Midi. Shtetasja L. kontakton me telefon me Aleksandër Kurtin dhe e siguron se ajo do të ishte vetëm me të në takim. Në orën dhe vendin e caktuar, nuk është L., e cila pret viktimën, por katër persona, të cilët kanë për qëllim ta vrasin.

Këto veprime kualifikohen si elementë të anës objektive të veprës penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Në këto kushte, nga Prokuroria e Përgjithshme është provuar se deputeti Mark Frroku ka konsumuar elemente të veprës penale të “vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Për këtë fakt është regjistruar procedimi penal përkatës nr. 2 i vitit 2015. Vepra penale e vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim, paraqet rrezikshmëri shoqërore shumë të lartë dhe, në këto kushte, kërkesa e organit të akuzës është për një masë sigurimi të karakterit shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.P për shtetasin Mark Frroku.

Në aplikim të nenit 228 të K.Pr.Penale, masat e sigurimit mund të caktohen vetëm nëse në ngarkim të tij ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në prova; kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës; kur i pandehuri është larguar ose ekziston rreziku që ai të largohet; kur për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurit ka rrezik që ai të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet.

Sipas parashikimeve të nenit 229 të Kodit të Procedurës Penale, masat e sigurimit vendosen në raport me rëndësinë e faktit dhe sanksionet që parashikon vepra penale për të cilën dyshohet, respektivisht nenet 7811 dhe 25 të Kodit Penal. Për sa më sipër, me qëllim për t’i hapur rrugë një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm nga Prokuroria, bazuar në nenet 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale, kërkoj nga Kuvendi autorizimin për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Mark Frroku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura