Raporti i INSTAT/ Ahmetaj: Kemi një ulje historike të papunësisë, vetëm në maj…

Jun 11, 2018 | 12:50
SHPËRNDAJE

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, në një deklaratë për mediat tha se  Shqipëria është vendi me papunësinë më të ulët në rajon dhe shtoi se ka arritur në nivelin më të ulët në vitet e tranzicionit.

Në deklaratën e tij Ahmetaj tha se  dhe raporti i INSTAT, deklaron se në Shqipëri janë vetëm 12.5% të pa punë, një nivel historik.

ahmetaj

Pjesë nga deklarata

Është publikuar sot nga INSTAT dhe është konfirmuar trendi rritës i punësimit. Lajmi tjetër shumë i mirë është ulja e papunësisë në nivelin më të ulët historikë, një 12.5 %, është një ulje për të gjithë vitet e tranzicionit.

Shqipëria mbetet me normën më të ulët të papunësisë tek rinia. Por a është e mjaftueshme, kjo? E rëndësishme është që jemi në trend zbritës dhe jemi me nivelin më të ulët në rajon.

Dua të sjell në vëmendje se në këtë vit janë shpallur mijëra vende të reja punë, dhe vetëm në maj janë realizuar më shumë se 3 mijë punësime, me bashkëpunim shtet privat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura