Raporti i ‘Freedom House’ zbulon kush janë mediat me të ndjekura në Shqipëri: Rreth 90% të audiencës televizive e zotërojnë TCH, TvKlan dhe News24

Apr 11, 2024 | 8:54
SHPËRNDAJE

Organizata Freedom House në Shtetet e Bashkuara ka publikuar raportin e fundit “Vendet në Tranzicion 2024: Një rajon përballë forcave të autokracisë dhe demokracisë”, ku  një vend të veçantë zënë edhe mediat në Shqipëri.

mediat

Në kapitullin për Shqipërinë, Freedom House bën një përshkrim edhe për audiencën televizive, ku ndër të tjera thuhet se rreth 90% të shikueshmërisë e kanë mediat News24, TCH dhe TvKlan.

Sipas gjetjeve të raportit, kanalet televizive “në pronësi të familjeve Hoxha, Frangaj, Hysenbelliu dhe Bollino patën 86.94 për qind të audiencës televizive në pesë muajt e parë të vitit 2023.”

Po ashtu raporti thotë se “kur mediat bëhen kritike ndaj qeverisë, si në rastin e News 24 të familjes Hysenbelliu, ato përballen me masa ndëshkuese, kërcënime dhe në disa raste gjoba të larta.”

Raporti dokumenton disa raste të sulmeve fizike dhe verbale ndaj gazetarëve në Shqipëri për raportimet e tyre rreth politikanëve të lartë dhe anëtarëve të dyja partive politike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura