Raporti i DASH për Shqipërinë, Lapaj: Korrupsioni është madhor, kjo mund të ndryshojë vetëm falë vullnetit popullor

Apr 23, 2024 | 16:24
SHPËRNDAJE

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik  Lapaj ka komentuar raportin e DASH për Shqipërinë.

lapaj32323

I ftuar në News24, Lapaj tha se korrupsioni në vendin tonë është madhor, ndërsa e vetmja zgjedhje sipas tij është vullneti i qytetarëve për të reaguar ndaj këtij fenomeni.

“Në Shqipëri korrupsioni të përplaset në fytyrë, korrupsioni është karburanti që mban ngrehinën në këmbë. Qytetarët duhet të presin krahët e zgjatur të politikës ndaj drejtësisë.

Vota deformohet në Shqipëri përmes blerjes, përmes përdorimit të të fortëve etj. E gjitha mund të ndryshojë falë vullnetit popullor. Ndërkombëtarët dokumentojnë sistemin, ndërsa qytetarët mund ta ndryshojnë realitetin duke reaguar”, deklaroi Lapaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura