“Raporti i DASH dhe Freedom House, vendos gishtin në plagën e hapur”- Tabaku: Jemi në një sistem të korruptuar! Na duhet një sistem për ta luftuar!

Apr 24, 2024 | 15:16
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar në lidhje me raportin e DASH dhe Freedon House  për Shqipërinë.

JOOO

Të dy këto raporte kanë vënë në dukje korrupsionin e lartë në vendin tonë.

Tabaku shprehet se ne jemi duke jetuar në një sistem të korruptuar dhe duhet një sistem për ta luftuar atë.

Postimi i plotë:

Jemi në një sistem të korruptuar! Na duhet një sistem për ta luftuar!

Raport pas raporti! Tregues pas treguesi! Problemi dhe armiku i xhepave të shqiptarëve mbetet korrupsioni. Këtë e konfirmojmë qartësisht sa raporti i DASH për të drejtat e njeriut po ashtu edhe Freedom House. Të dyja, vendosin gishtin në plagën e hapur të Shqipërisë; një sistem i korruptuar që financon një ekonomi të një pakice. Sa më shumë lexohen dosjet nga SPAK aq më e qartë është struktura e korrupsionit që është kthyer në një sistem piramidal që ka kthyer buxhetin e shtetit në bankomatin e qeveritarëve dhe padyshim oligarkisë pranë saj.

Një sistem i korruptuar funksionon në mënyrë kapilare duke ndikuar lirinë e medas, fushatat e sulmeve ndaj atyre që flasin kundër qeverisë dhe gjithashtu ngritjen e një sistemi shantazhimi. Për ta luftuar këtë sistem na duhet që të nisim që me parandalimin. Të mendosh që qeveria deri më tani nuk ka bërë asnjë hetim të brendshëm për miliarda euro keqpërdorim nga korrupsioni.  Asnjë nga ministritë që janë në aferën e inceneratorëve nuk ka nisur një hetim të brendshëm per të kuptuar ku kanë çeduar, bashkia e Tiranës nuk ka nisur një proces të tillë po fshihet pas shfajësimeve prej fajtori që Veliaj bën sa herë del në media.

Nuk bën habi që lufta kundër korrupsionit trajtohet nga mazhoranca si një karamele elektorale për të vendosur qytetarët në gjumë dhe jo me vullnetin që na duhet. Pasi lufta kundër korrupsionit është një çështje kulture dhe sistemi që duhet të ngrihet për t’u përballur me atë çka po i gërryen xhepat dhe të ardhmen shqiptarëve.

Ky sistem korrupsioni me buxhetin dhe me taksat, me politikat fiskale dhe jo vetëm ka ideatorë që janë në qeveri. Ndaj është e kotë të fshihemi pas gishtit akuzues të shumicës socialiste që është fajtorja e vetme që sot rrëshkasim në një shtet gjithnjë e më të kapur dhe të kalbur në korrupsion. Lufta ndaj korrupsionit është çështje e një vullneti, që mungon në këtë shumicë dhe qeveri. Ndaj duhet ta nisim këtë betejë nga kuvendi i Shqipërisë. Përmes një rezolute për luftën në parandalimin e korrupsionit përmes forcimit të pavarësisë së institucioneve të pavarura dhe kontrollit e balancës së pushteteve, por dhe mentalitetin ne cdo ligj e strukturë që ngrihet kundër korrupsionit. Koha të ndryshojmë! Koha të parandalojmë korrupsionin!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura