RAPORTI/ Guardia di Finanza: 15% i territorit shqiptar me marijuanë

Jun 4, 2016 | 18:39
SHPËRNDAJE

Plantacionet me kanabis në Shqipëri në dy vitet e fundit janë dyfishuar. Gazeta e njohur italiane “Corriere della Serra”, duke iu referuar raportit të Guardia di Finanza për vitin 2015, shkruan se prodhimi i marijuanës në Shqipëri i kalon 1 mijë ton çdo vit, ku tonelata të tëra trafikohen në Itali përmes rajonit të Puglia-s.marijuane

Në raportin e  Guardia di Finanza-s, që monitoron prej 3 vitesh territorin shqiptar nga qielli, thuhet se në 2013 në territorin shqiptar janë evidentuar 305 fusha të mbjella me marijuanë me më shumë se 81 mijë rrënjë. Në 2014-ën, 815 fusha me 165 mijë rrënjë, ndërsa kulmi arriti në 2015 ku u evidentuan 1200 fusha të mbjella me kanabis me mbi 240 mijë rrënjë.

Me fjalë të thjeshta kjo do të thotë se 15.83 e territorit të Shqipërisë është e mbjellë me kanabis, nga 12.5% që ishte në vitin 2013.grafico-593x443

Ndërkohë, referuar një raporti të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2015, thuhet se, janë asgjësuar 690 mijë rrënjë ose 44 hektarë (e barabartë me hapësirën sa 62 fusha futbolli).

“Corriere della Sera”, shkruan se, biznesi kriminal i trafikimit të kanabisit drejtohet në mënyrë të strukturuar, ndërsa përfitimet arrijnë në miliarda euro.

Pas shpërbërjes së Lazaratit si kryeqendër e marijuanës, sipas raportit bazat e reja tashmë kanë ndryshuar, ku më kryesorja për prodhimin e saj është Shkodra pasi policia ka vështirësi për kontrollimin e territorit të saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura