Ranë në krye të detyrës, NATO përkujton dy dëshmorët: Major Klodian Tanushin dhe rreshtere Zarife Hasanaj

May 13, 2021 | 16:13
SHPËRNDAJE

Forcat e Armatosura të NATO-s në Letoni kanë përkujtuar dy Dëshmorët e Atdheut, major Klodian Tanushi dhe rreshtere Zarife Hasanaj të cilët ranë në krye të detyrës gjatë një misioni ushtarak në Letoni.

nato

Ushtarakët e të gjitha kombeve të NATO-s në kampin Adazi shprehën ngushëllimet e tyre dhe përkujtuan dëshmorët major Klodian Tanushi dhe rreshtere Zarife Hasanaj, duke mbajtur në duar kurora me lule ku shkruhej “Gjithmonë mes nesh”.

Ne kujtojmë ushtarët shqiptarë major Klodian Tanushi dhe rreshtere Zarife Hasanaj, të rënë në maj të vitit 2019 gjatë shërbimit të tyre me “eFP BG” Letoni ndërsa kryenin një mision real. Ushtarë nga të gjitha kombet në kampin Adazi qëndruan së bashku në përkujtim për të përshëndetur të rënët tanë. Ne do t’i kujtojmë ata”, thuhet në postim.

Major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zarife Hasanaj, pjesë e kontingjentit shqiptar në kuadër të misionit të NATO “EnhancedForwardPresence” në Letoni, u ndanë nga jeta në një mision për asgjësimin e municioneve eksplozive.

Zarife Hasanaj humbi jetën menjëherë në vendngjarje më datë 6 maj, ndërsa Klodian Tanushi u nda nga jeta disa ditë më vonë në spital, pa u rezistuar dot plagëve të marra nga shpërthimi i eksplozivit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura