Ramushi i “Portokallisë”: I lumtur që fëmija im do të lindë larg këtij realiteti!

May 5, 2016 | 23:38
SHPËRNDAJE

U bë i njohur me rolin e tij të Ramush Haradinajt në “Portokalli”. Kushtrim Ibrahimi tashmë jeton mes Shqipërisë, Kosovës e Gjermanisë. Bashkëshortja e tij, Klodiana, së shpejti do të sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë, ndërsa aktori në një intervistë për ”Panorama plus” tregon detaje të tjera…

22222222222222

A të mungon dhe a do ishe rikthyer në rolin e Ramushit te “Portokallia”?

Çdoherë më mungojnë rolet e mia, sepse ato e kanë vendin në skenë. Kur nuk janë në skenë, personazhet dhe rolet ndihen si të braktisura dhe pa jetë. Më mungon roli i Ramushit, sepse për 11 vite me radhë kam marrë duartrokitje nga ky personazh anë e mbanë trojeve shqiptare! Më mungon “Portokallia”, sepse për 6 vite me radhë kam qenë pjesë e kësaj trupe humori! Por nuk mendoj që mund të ketë një rikthim timin në “Portokalli”. Ia kemi dhënë lamtumirën njëri- tjetrit këtu e dy vite më parë!

Me çfarë je duke u marrë për momentin dhe cila është axhenda jote?

Axhenda ime nuk është shumë e ngarkuar për momentin, sepse edhe jeta artistike nuk mund të themi që është në rrjedhat e zhvillimit, ashtu siç duhet të jetë. Por jam në përgatitje dhe në pritje të realizimit të dy projekteve televizive. Shpresoj që të realizohen. Dhe nëse jo, atëherë mendoj që të largohem përjetësisht nga Shqipëria dhe Kosova! Dhe aq më tepër nga skena e aktrimit!

Ku mendon se je më i popullarizuar, në Shqipëri apo Kosovë?

Mendoj që në të dyja vendet jam njësoj. U bënë vite që nuk luaj në Kosove dhe jam i vendosur në skenën shqiptare në Tiranë. Por në të gjitha spektaklet që kam luajtur, jam munduar t’i servir publikut personazhet nga vendi që vij.

kr2

Kreshnik, ju së shpejti do të bëheni prindër, mund të na tregosh më shumë detaje?

Bekimi më i madh që mund të më jepte Zoti është që do të bëhem baba! Nuk e di akoma a do jetë një aktor i ardhshëm apo do jetë ndonjë aktore, sepse është akoma herët për ta kuptuar gjininë e bebit, sepse nusja Klodiana është në muajin e 3-të! Ky ka qenë lajmi më i bukur i jetës sime dhe akoma më i bukur është lajmi që ai nuk do lindë në këtë vend, por për fat të mirë ai do të lindë në Gjermani, larg nga ky realitet. Emrin e kemi menduar, por akoma nuk e kemi vendosur deri më tani! Do të ndryshojë gjithçka tek unë, ose mund të them që ka filluar ndryshimi. Nga momenti në moment do largohem nga këtu, do iki në Gjermani, që të jem afër Klodianës dhe bebit. Të filloj që tani t’i interpretoj ndonjë poezi aty te barku ose t’i tregoj ndonjë përrallë (qesh).

Si jeni njohur me të dashurën, na e zbulo takimin dhe puthjen e parë?

Me Klodianen jemi njohur në FB. Kemi filluar krejt spontanisht. Ngaqë ajo është nga Shkodra, gjithçka ka filluar me një shprehje që i shkrujta unë dhe e mbaj mend akoma shkrimin e parë, m’u duk simpatike dhe i thashë: “Ju shkodranët kur shihni diçka të bukur, i thoni të morsha të ligat” dhe pastaj kështu me radhë, filluam bisedën dhe njohjen! Takimin e parë dhe puthjen e parë ia kemi dhënë në Prishtinë njëri-tjetrit! Vendosëm të takohemi pas një kohe që flisnim, ajo erdhi nga Gjermania dhe unë nga Shqipëria dhe e lamë takimin në një vend neutral, në Prishtinë, këtu e tri vite më parë!

Përgatiti: BLERAND REXHEPI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura