Ramazani/ Basha uron besimtarët myslimanë: Ky muaj i shenjtë të na udhëheqë në rrugën e drejtë për të ndërtuar një jetë më të mirë për popullin tonë

Apr 12, 2021 | 22:41
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

lulzim bsha

Përmes një mesazhi që ka postuar në facebook, Basha kërkon që ta lëmë këtë muaj të bekuar që të na udhëheqë në rrugën e drejtë për të ndërtuar një jetë më të mirë për popullin tonë.

Mesazhi i plotë i Bashës:

Të dashur miq të besimit islam që nesër nisni agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, nga zemra ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Le të shërbejë ky muaj për të na udhëhequr në rrugën e drejtë dhe përmes sakrificës e lutjeve tona drejtuar Zotit, të ndërtojmë një jetë më të mirë për popullin tonë, me më shumë mundësi dhe gëzim për çdo familje shqiptare.

Agjërim të lehtë e të pranuar, dritë, shpresë dhe begati sjelltë ky muaj për ju, familjet tuaja dhe gjithë shqiptarët kudo që janë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura