Rama: Vasilika, më shumë në zonën e saj elektorale se në shtëpinë e saj

May 31, 2013 | 13:55
SHPËRNDAJE

TIRANE- “Vasilika aq shume rri ne zonen e saj, sa rrezikon te ndahet nga burri dhe femijet”. Keshtu i eshte pergjigjur kreu i PS-se, pyetjes se nje banori ne Fushen e Aviacionit, i cili eshte ankuar se deputetet vijne vetem sa marrin votat e pastaj nuk duken me.

“Kemi kaq vite që votojmë dhe nuk arrij ta kuptoj se përse kemi nxjerrë kaq deputetë dhe gjatë vitit nuk vjen të na pyesë cfarë halle keni”, tha një burrë i moshuar.

“Nuk e di për kë epokë e ke fjalën, por nëse keni ankesa për Vasilikën atëhere dua t’ju them dicka. Nëse ka një person që po rrezikon të ndahet nga burri e fëmijët është Vasilika se ajo më shumë këtu rri, në zonën e saj se tek shtëpia me burrin e fëmijët e saj. Mbase ke votuar për ata të tjerët, po ata kështu e kanë stilin se ata përralla bëjnë se ata kanë punët e veta nuk kanë punët e tyre”- ka thene Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura