Rama tregon ku është ‘mbyllur’ për të punuar, sqaron prerë pagesat e ujit dhe dritave për periudhën e ‘luftës’

Mar 18, 2020 | 14:10
SHPËRNDAJE

rama per news

Kryeministri Edi Rama thotë se po qëndron në shtëpi për të punuar, duke respektuar ligjin e luftës ndaj koronavirusit, pasi tha se nuk mund të bëjë diçka ndryshe nga ajo që u kërkon qytetarëve.

“Nuk me vjen mirë që zakonisht lihet ëmbëlsira në fund, për opozitën, por unë kam bërë gjënë e duhur, duke respektuar, egzaktësisht kërkesën që buron nga ligji i luftës për të gjithë. E kam bërë si të gjithë qytetarët në periudhën ne fundjavë dhe jam mbyllur edhe unë në shtëpi.
Ndërkohë që tjetër gjë është t’u thuash mbylluni qytetarëve dhe vetë të lëvizësh, por dhe ta provosh dhe vetë atë që u kërkon të tjerëve.
Unë si jam në punë, si në zyrë, në kohë lufte jam në punë. Ata që flenë në kohën e punës dhe e vetmja gjë që bëjnë kur zgjohen tregojnë çfarë panë në ëndrra”, tha ne nje lidhje direkte me News24.

Kryeministri ka sqaruar një herë e mirë se është e pakuptueshme dhe e panevojshme të pezullohen pagesat e faturave të ujit dhe dritave në këtë periudhë, pasi kjo do ta conte në një gropë operatorin e shpërndarjes së energjisë.

“Por ne mezi e kemi ngritur atë sektor nga gërmadhat se duhet për sot e për nesër, për në mars, prill qershoe e për në korrik e shtator”.

Shefi i qeverisë nënvizoi: “Nëse ne vendosim që mos paguhet energjia, atëherë vendosim që ta bëjmë Shqipërinë black out pas disa muajsh sepse e cojmë kompaninë e shpërndarjes në pamundësi likuiditeti përshembull.

Nuk kuptoj pse s’duhet paguar energjia përderisa je në shpi ndërkohë që pagën që ti do ta marrësh, do ta merrje, do e marrësh njësoj duke ndenjur në shtëpi, atëherë pse s’duhet paguar? Në cilin vend të botës është parë?

Ka vende shumë të zhvilluara që bëjnë shtyrje 1 apo dy muaj por ne nuk jemi ndër ta se mezi e kemi ngritur atë sektor nga gërmadhat se duhet për sot e për nesër, për në mars, prill qershor e për në korrik e shtator.

E keqja harrohet kur të mbarojë lufta, të gjithë do e harrojnë koronën, do e mbajnë mend se cfarë ndodhën e do qeshnin me faktin që s’dilnin nga shtëpia ndërkohë që e mira në natyrën njerëzore nuk mjafton. Imagjinoni që pas disa muajsh të gjendemi të gjithë në gropë kur mos kemi armikun nëpër kembë. Kjo ska për të ndodhur unë jam këtu bashkë me qeverinë për të garantuar që kjo s’do të ndodhë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura