Rama “thumbon” sërish Tahirin: Në zgjedhjet e 2017, në Tiranë morëm shumë pak vota se…

Sep 7, 2018 | 16:59
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, u shpreh se duhet filluar puna për zgjedhjet e vitit 2019.

Për këtë Kryeministri mori shembullin e zgjedhjeve të 2017-ës ku tha se janë bërë disa gabime, dhe nuk janë marrë aq deputetë sa ishte parashikuar.

Rama asamble

“Duhet të bëjmë një organizim të thelluar në territor, të marrim eksperiencat më të mira të mos harrojnë pasqyrën e rezultateve të zgjedhjeve të shkuara. Të shikojmë diferencat mes Fierit dhe Tiranës, për të marrë një shembull. Për të kuptuar se çfarë do të thotë organizim kapilar. E patëm në Fier dhe morëm 10 deputetë, se patëm në Tiranë dhe morëm më pak se në Fier, në raport me votat dhe në raport me ato punë të mëdha që kemi bërë në Tiranë”, u shpreh Rama në fjalën e tij.

Për këtë gjë Rama bëri thirrje të gjithë anëtarë për të filluar takimet më njerëzit.

Duke u drejtuar anëtarëve të PS, Rama tha: Duhet të fillojmë zgjedhjet sot, sot, jo për të fituar zgjedhjet, pasi për të fituar zgjedhjet pa kundërshtar është e thjeshtë. Duhet filluar sot për të kuruar plagët e tyre dhe ne duhet të marrin përgjegjësinë dhe fajin tonë. Duhet të fillojmë fushatën sot që të mos jemi më që listat e përfaqësuesve, ti bëjmë natën e fundit dhe sipas qejfit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura