Rama takim me 74 deputetët, zbulohet mesazhi: Asnjë mungesë nuk mirëkuptohet

Jun 30, 2017 | 11:45
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama do mbledhë në takimin e parë të punës gjithë ekipin e ri të deputetëve që dolën nga zgjedhjet e 25 qershorit.

rama ne fushate

Me anë të nje mesazhi dërguar nga Partia Socialiste ftohen të gjithë deputetet të jenë të pranishëm në takimin që do të zhvillohet ditën e hënë në orën 11:00 në hollin e Kryeministrisë.

“Të hënën në orën 11:00 takim pune me të gjithë ekipin. Takimi zhvillohet tek holli i Kryeministrisë edhe me kryetarët e Bashkive socialiste”- thuhet në mesazh.

Më tej, kërkohet pjesëmarrje e të gjithëve dhe theksohet se nuk do të tolerohet asnjë mungesë. “Asnjë mungesë në takim nuk do të mirëkuptohet”- thuhet në njoftim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura