Rama: Stadiumi i Shkodrës, për faqe të zezë

Oct 26, 2014 | 9:46
SHPËRNDAJE

Foto e postuar nga Rama ne “Twitter”

Kryeministri Edi Rama postoi paraditen e së dielës pamje nga stadium i Shkodrës, duke ironizuar gjendjen aktuale dhe punën e bërë nga autoritetet vendase. Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Rama shkruan se: Stadiumi i Shkodres dhe tribuna VIP si dy pamje te politikes se vjeter te fjaleve boshe e te puneve per faqe te zeze.

Tribuna e Stadiumit te Shkodres

Më herët, Kryeministri u ka premtuar shkodranëve rikonstruksionin e stadiumit “Loro Boriçi” gjatë vizitave të fundit që ka pasur në këtë qytet. Premtimet e Ramës vijnë pas rikonstruksionin e stadiumit të Elbasanit “Elbasan Arena”. Për stadiumin e Shkodrës Rama ka premtuar gjithashtu se do të jetë i gatshëm të presë ndeshjen e ardhshme të vlefshme për “Euro 2016” mes Shqipërisë dhe Seberisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura