EMRAT/ Rama shkarkon 5 prefektë dhe 1 zv.ministër për zgjedhjet lokale të 21 qershorit

May 6, 2015 | 21:10
SHPËRNDAJE

Këshilli i Ministarve ka miratuar këtë të mërkurë shkarkimin nga detyra të 5 prefektëve në Qarqet Berat, Dibër, Gjirokastër, Kukës dhe Lezhë, si dhe ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Bujqësisë, Jani Babi.

Mbledhje qeverie

Edhe pse në vendimet e qeverisë nuk jepen detaje rreth shkarkimeve nga detyrat që mbajnë prefektet dhe zv.ministri i Bujqësisë, mësohet se vendimi i firmosur nga kryesministri Edi Rama ka ardhur për shkak të kandidimit të tyre për kryetar bashkish në zgjedhjet e ardhshme lokale të 21 qershorit.

Nga pesë prefektët e liruar nga detyra, vetëm ai i Qarkut të Kukësit kandidon për PS-së, ndërkohë që kandidatët e tjerë kandidojnë për LSI-në. Ndërsa zëvendësministri i Bujqësisë, Jani Babi, kandidon për PBDNJ-në në Finiq.

Emrat e prefektëve të liruar nga detyra me vendim Qeverie:

Selfo Kapllani, prefekt i Qarkut të Beratit, lirohet nga kjo detyrë.

Melaim Damzi, prefekt i Qarkut të Dibrës, lirohet nga kjo detyrë.

Zamira Rami, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.

Safet Gjici, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.

Ndrec Deda, prefekt i Qarkut të Lezhës, lirohet nga kjo detyrë.

Jani Babi, zëvendësministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, lirohet nga kjo detyrë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura