Rama: PS tërhiqet nga Kuvendi nëse nuk zbatohet Rregullorja. E keni bërë Parlamentin si shfaqja para 2 ditësh e Kopshtit Zoologjik

Mar 26, 2015 | 11:16
SHPËRNDAJE

UPDATE/Kreu i qeverise, Edi Rama per te disaten here i ka terhequr vemendjen nenkryetarit te Kuvendit, Vangjel Dule, qe kryeson seancen e sotme plenare te zbatoje Rregulloren dhe rendin e dites, ne te kundert PS do te terhiqet nga kjo seance.

Rama duke folur ne Kuvend

“Zoti Dule po ju kërkoj edhe njëherë respektoni rregulloren, dhe po ju citoj rregulloren në këtë seancë fjala i jepet deputetit ndaj të cilit është paraqitur kërkesa për të dhënë shpjegime ose për t’ua përgjigjur pyetjeve, raporti nuk është objekt diskutimi, kuvendi vendos me votim të fshehtë nëse do jepet apo jo leja për ndjekje penale, jemi në një situatë shumë specifike dhe të resektojmë rregulloren, së dyti ju kërkojmë të respektohet rregullorja, fjala për procedurë e për t’i kthyer të drejtat e fjalës në diskutime është në shkelje të rregullores PS do tërhiqet në cdo moment që shkelet rregullorja, nuk vazhdojmë cdo të enjtë para popullit shfaqje të shëmtuar të denjë për klubin e shtëpisë së oficerave”- tha Rama. 

Ne replike te tij ka reaguar ish kryeministri Berisha, i cili e ka quajtur absurde deklaraten e Rames.

“Denonston intolerancen e plote psikike qe ka, nese thote qe PS te terhiqet, jam dakord per rregulloren”- tha Berisha. 

Dule u ka kerkuar deputeteve te opozites dhe ish kryeministrit Berisha vetepermbajtje, duke i meshuar respektit te rregullores. 

Rama ka nderhyre serish duke marre fjalen e duke perseritur nevojen e ngutshme per respekt dhe zbatim te Rregullores se Kuvendit. ” Nuk mund te lejojme cdo te enjte te japim para popullit shfaqje te shemtuara si ajo e kopshtit Zoologjik para dy ditesh”- tha ai.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura