Rama poston videon prekëse nga Londra: I përqafoj dhe u them me plot gojën ‘ju dua’

Dec 4, 2019 | 14:38
SHPËRNDAJE

video

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër ku po merr pjesë në punimet e samitit të NATO-s, por në faqen e tij në FB ka postuar një video shumë emocionuese, të cilën thotë se ia kanë dërguar persona që nuk i njeh dhe kanë krijuar një video sensibilizuese pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit që i mori jetën 51 personave dhe la me mijëra shqiptarë pa banesa.

“Me një falenderim për dërguesit e panjohur të këtij mesazhi, duke postuar videon e tyre prekëse, i përqafoj dhe u them me plot gojën: Ju dua❤?

Përshëndetje z. Edi Rama!

Duke u ndikuar nga tragjedia që ka prekur gjithë Shqiptarinë këto ditë, ne, si një grup të rinjsh që përpiqemi të bëjmë pak art, vendosëm të bënim një video sensibilizuese rreth kësaj teme. Është një video e bërë me shumë dashuri dhe ndjeshmëri dhe po shpresojmë që ta konsideronit për ta shikuar deri në fund, dhe pse jo ta shpërndanit në rrjetin tuaj social.

Faleminderit!”, shkruan Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura