“Rama po tenton të rregullojë marrëdhëniet me Greqinë duke ‘kërcënuar’ Presidentin”

Feb 18, 2018 | 21:05
SHPËRNDAJE

Deputeti i partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryeministri Rama për presidentin Meta për aktin e Plotfuqishmërisë nga Prishtina.

tritani kuvend

Shehu shkruan në rrjetet sociale se Rama  po tenton të rregullojë mardhëniet që prishi për katër vite me Greqinë pasi dje ‘kërcënoi’ Presidentin për aktin e Plotfuqishmërisë.

 

Postimi i plotë:

 

  1. Rama nga Prishtina na shpjegon pse i prishi per kater vite dhe pse po i “rregullon” sot maredheniet tona me Greqine; kjo mbasi dje “kercenoi” po prej aty Presidentin per aktin e Plotfuqishmerise!!

Pyetja e pare eshte pse ky teatralitet rezervohet te behet nga Prishtina, kur festohet aty Pavaresia e Kosoves?

“Shpjegime” te tilla mund te beheshin ne Tirane, ne Kuvend, ne Komisionin e Jashtem etj, ne vende te pershtateshme per te tilla diskutime.

Se dyti per here te pare ai pranon se me koshience e vullnet i perkeqesoi keto maredhenie strategjike per Shqiperine….per te “bere presion” mbi Greqine!!!!

Dhe tashti vendosi te rregulloje gjithecka…qe nga problemet iluzive te mbetura prej 1914-tes dhe deri te ato qe ai vete i krijoi qe nga 2010-ta!!

Rol te madh prej “Zoti te Plotfuqishem” po i jep vetes Z.Rama…duke imituar te tjere autokrate.

Por dhe ketu gabon, per shume aresye dhe ne kete “terren” ai nuk mund te krahasohet as me autokratet e kaluar e as te sotmit te Lindjes…

Aq me pak me demokratet dhe Perendimoret kjo.

Sidoqofte nqs e gjithe kjo “loje” nuk eshte nje “kakofoni” apo nje “cakordim” i ri mendimesh e idesh, dicka tjeter me e rrezikeshme fshihet nen ate!!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura