Rama për Greqinë: Deti nuk negociohet. Kritikat e Athinës për Idrizin? Nuk u tregojmë atyre se kë të zgjedhin

May 27, 2015 | 13:30
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama, në konferencën për mediat me kryeministrin Vuçiç foli edhe për marrëdhëniet me Greqinë. Sipas Ramës, Shqipëria ka një histori të gjatë të fqinjësisë së mirë me Greqinë dhe se përplasjet e ditëve të fundit nuk janë tregues i tensionimit të marrëdhënieve.


Rama tha se çështja e detit është çështje kombëtare dhe nuk negociohet, ndërsa për deklaratat e zyrtarëve grekë për dorëheqjen e Dules nga nënkryetar i Parlamentit, Rama tha se nuk e imagjinon dot që Athina të ndërhyjë në emërimet e qeverisë së një vendi sovran, të dalë nga zgjedhjet demokratike.

“Me Greqinë kemi një marrëdhënie të gjatë të fqinjësisë së mirë. Kemi partneritet të nënvizuar strategjik dhe nuk kemi asnjë problem. Unë e kam uruar kryeministrin Cipras dhe e kam ftuar në Tiranë. Do të isha i lumtur të vizitoja Athinën. Por, nuk shoh asnjë gjë të gabuar se pse shteti shqiptar kërkon nga autoritetet greke, bazuar në praktikat rutinore të diplomacisë dhe të drejtës ndërkombëtare informacion për kërkimet në det”, tha Rama.  

“Ndërkohë që nuk është sekret dhe nuk ka filluar me qeverinë e re të Athinës përpjekja jonë për të gjetur gjuhën e përbashkët për një çështje që për ne është e interesit. Lidhur me çështjen e detit nuk kemi ndërmend ta negociojnë.  

Për sa i takon zgjedhjes së Dules, ashtu si ne nuk e imagjinojmë që ti tregojmë Athinës se kë do zgjedhë në krye të parlamentit, apo se kë duhet të përfshijë në qeverinë sovrane nuk imagjinojmë që Athina të na tregojë ne si se duhet të veprojë kuvendi i zgjedhur nga populli sovran”, përfundoi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura